Kryeprokurorja Arta Marku është takuar këtë të enjte me prokuroren “e hekurt" kroate, Tamar Laptosh e cila prangosi ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader. Qëllimi i takimit të Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku me atë kroate, Tamar Laptsh ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK-ut.
Aplikimi për në organin e ri të drejtësisë është shtyrë deri më datën 21 skurt nga KLP-ja pasi ende nuk është plotësuar. Prokurorja kroate do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ku do të kontribojë me eksperiencën e saj për krijimin dhe funksionimin e rregullt të organit të ri të drejtësisë.

Komente


tani po kuptoj 16 shkurtin e opozites eheee moret fund
Përgjigju