Artan Didi rikthehet në  SHBA 
 Oficer kontakti në ambasadë

Artan Didi rikthehet në  SHBA <br /> Oficer kontakti në ambasadë
TIRANË - Pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi duket se do t’i rikthehet sërish jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por këtë radhë si pjesë e stafit tonë diplomatik atje.

Shumë shpejt Didi pritet të emërohet oficer kontakti në ambasadën Shqiptare në SHBA, vend ku ish-kreu i Policisë së Shteti jetonte me familjen e tij para se të emërohej në postin më të lartë drejtues në polici. Lajmi është konfirmuar për A1 Report nga burime të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shteti të cilat thanë se Didi pritet të marrë detyrën e re gjatë javës që vjen.

Ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, konfirmoi për A1 Report se kishte marrë disa propozime për të marrë detyra të ndryshme në Policinë e Shtetit, por se nuk kishte asgjë konkrete. 

“Kam pasur disa propozime, por aktualisht nuk kam ndonjë konfirmim. Në momentin që do të marr konfirmim konkret do të vendos se çfarë do të bëj”, u shpreh Didi per A1 Report. 

Didi jetoi ne SHBA për një periudhë disa vjeçare dhe madje zotëron edhe pasaportën e amerikane.

Artan Didi mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të vitit 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, duke zëvendësuar në këtë detyrë Hysni Burgajn. Ai dha dorëheqjen në fund marsin e këtij viti pas bllokimit që dy drejtues të lartë të Intepol Tiranës i bënë kërkesave të ardhura nga Belgjika për arrestimin e deputetit Mark Frroku, në lidhje me akuzat që i rëndojnë nga autoritetet belge për vrasjen e një shqiptari.

Dorëheqja e kryepolicit erdhi vetëm pak orë pas arrestimit të shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktari tashmë i shkarkuar dhe të specialistes në këtë institucion Laureta Alla.

Duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke e vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, shkruante Didi në kërkesën e dorëheqjes drejtuar Tahirit dhe Ramës. 

Didi e ka nisur karrierën në vitin e vështirë 1997, ka qenë drejtues i repartit të Forcave Speciale RENEA deri në vitin 2000. Më tej Artan Didi ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në vitin 2015 Didi doli në lirim, dhe pasi nisi një biznes privat emigroi me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me lotari amerikane.
 
Artan Didi mbeti i plagosur rënë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari për terrorizëm në Tiranë, i cili kishte marrë peng një autobus me pasagjerë.

Në krye të Policisë së Shtetit Didi u bë pjesë e super-aksionit anti-kanabis në Lazarat, që shënoi dhe ndërhyrjen e parë të Policisë në këtë fshat që çrrënjosi kultivimin e kanabisit dhe shkatërroi laboratorët e drogës që ishin ngritur në Lazarat.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë

'Giro D'Italia' nis nga Shqipëria, Edi Rama: Njësoj si të kishim Cristiano Ronaldon mbi biçikletë