Artan Fuga: Shqipëria e Greqia
nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin

Artan Fuga: Shqipëria e Greqia<br />nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin
"Deklaratat dhe replikat e forta zyrtarëve shqiptare dhe greke kohët e fundit, janë thjesht retorikë dhe nuk cenojnë dy vendet". Kështu shprehet akademiku Artan Fuga, në "45 minuta" nga Denis Minga, në Report Tv.

Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve janë karakterizuar shpesh herë nga dashuri dhe urrejtje, por të dyja vendet nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe gjithashtu asnjë prej vendeve nuk mund të cenojë tjetrin. 

Ndërsa duke iu referuar deklratës së kryeministrit Rama për Akropolin e Athinës, akademiku Fuga e ka cilësuar si zbavitëse. 

Gjithashtu, akademiku Fuga ka folur edhe për mediat online duke theksuar se kjo media duhet t'i nënshtrohet të gjitha rregullave si media tradicionale ku dënohet fyerja dhe shpifja. Ndërsa për rrjetet sociale Fuga mendon se duhet të mbetet një botë e lirë në internet ku qytetari mund të shprehet i lirë. 

Intervista e plotë:

Ka një përplasje të fortë deklaratash mes Athinës Zyrtare dhe Tiranës zyrtare kohët e fundit ? Kryeministri i ka kujtuar Greqisë se fati i Akropolit është i lidhur më emrin e një shqiptari ndërsa edhe grekët kanë reaguar ashpër. A jemi sot në fazën e një përplasje të fortë me Greqinë?
Unë mendoj që është retorikë, është përplasje verbale pas të cilës ka elemente reale dhe interesa. Por bindja ime dhe ajo çfarë kam shprehur në studimet e mia, këto marrëdhënie kanë shkuar nga dashuria në urrejtje dhe nga urrejtje në dashuri në kohë të caktuara. Të dy vendet janë në situata paradoksale pasi Greqia dhe Shqipëria nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Asnjë vend nuk ka fuqi të cënojë tjetrin dhe anasjeltas. E gjithë kjo është një retorikë ku e parë në të dyja anët është një përpjekje për konsum të brendshëm. Në fakt problemet reale për mua janë problemi i të drejtave të komunitetit Çam dhe çështja e detit. Dhe shteti shqiptar duhet t’i mbrojë këto të drejta. 

Prej vitesh problemet nuk zgjidhen, a ka shpresë për zgjidhjen e tyre?
Unë nuk e di, unë them nga njëra anë kemi probleme me Greqinë por nga ana tjetër nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Këto probleme janë të trashëguara nga historia. Nuk ka shtet sot të mos ketë popullsi të një shteti tjetër. Historia nuk i zgjidh problemet as për 50 vjet, dhe sado njerëzit janë të interesuar t’i zgjidhin problemet për 5 vite por këto probleme nuk zgjidhen kaq lehtë. Shqiptarët kanë një vlerësim të madh për kulturën greke. Helenizmi është në rrënjët e qytetërimit europian. Ne duhet të respektojmë kulturat e njëri-tjetrit. Ndaj mendoj që edhe retorika e Ramës duke iu referuar historisë është e një retorikë zbavitëse. 

A mund të ndikojë për keq kjo klimë me grekët në Integrimin e vendit në Bashkimin Europian? 
Nuk e besoj se për arsye mirë a keq Greqia e ka humbur potencialin ekonomik-moral që ka pasur 20 vite më parë. Sot Shqipëria është tjetër, është anëtare e NATO-s. Greqia është nënshtruar ndaj Brukselit. Bashkimi Europian ka një fuqi morale, ekonomike të mjaftueshme për Greqinë që Athina të mos kthehej pengesë për vendin tonë. Nga ana tjetër mendoj se Greqia nuk ka asnjë interes që Shqipëria të mos të integrohet në BE. 

Ju shpesh udhëtoni në Francë, retorika për Luftën e Ftohtë, është thjesht retorikë apo është një rrezik konkret?
Sipas meje nuk ka rrezik, është një retorikë. Ky është një konflikt që nuk ka të bëjë më luftën mes dy kampeve. Të dy palët kanë gjeopolitikat e tyre, duan të ruajnë zonat e influencave. Për momentin nuk ka rrezik të një lufte, por ka vatra lufte të dhimbshme si në Siri. Është një vatër që nëse nuk kontrollohet mund të prekë dhe vendet te tjera. Fati i popullit sirian është tragjik.

Kalojmë në një tjetër temë, mediat online po shoqërohen me fenomenin e dhunës online. Nëse merremi me komentet që duhen ndëshkuar, nuk merremi me shkrimet pa emër. Si e mendoni ju zgjidhjen?
Unë kam dy lidhje më këtë problematikë. Unë në rrjetin tim social, kam një rregull moral që e përsëris shpesh aty. Unë jam në situatë që më gëzon sepse 95% e këtyre personave janë me emër dhe mbiemër. Janë të rrallë ata që janë anonim. Kjo për mua tregon që ka një siguri më të madhe, që ata do shprehin mendimet e tyre.Ato që janë regjistruar si media online, ato duhet të mbajnë përgjegjësi për blogun e tyre. Nëse shpif, fyen, duhet të mbash përgjegjësi. Ka një përgjegjësi botimi. Ana tjetër janë rrjetet sociale, ku qarkullojnë komentet. E para që populli ka nevojë të shfryjë inate dhe pasione. Sepse këtu interneti është një kafene globale. Ndërsa mediat Online duhet të respektojnë të gjitha rregullat si mediat klasike.

Ju e keni dëgjuar që çdo të diel kryeministri jep mesazhet e tij, si do e cilësonit ju këtë komunikim?
Nuk më pëlqen shumë dhe nuk është efikas. Nuk është i menduar mirë. Herën e parë që e pashë kishte ndërtuar një strukturë treshe. Kishte një strukturë, mes Ismail Qemalit, më pas Edi Rama dhe audienca. Kjo nuk shkon pasi të gjithë duhet të jenë të barabartë. Në komunikimin e tij nuk ka një feedback, domëthënë nuk ka një mundësi të audiencës të debatojë me kryeministrin. Edhe qëndrimi para kamerës, rrjeti social kërkon që të jesh më i lirshëm. Unë pëlqej kur komunikon në Facebook, është i shkëlqyer. 

Meqë jemi tek finalizimi i ligjit të arsimit, ju e keni ngritur herë pas herë problemin e këtij ligji?
Ky ligj është lemeri dhe do prodhojë skandale pa fund. Jemi në kushtet e një drame të madhe, në kuptimin që ato që po prodhohen, pasojat e këtij ligji sjellin dëme kombëtare saqë janë të pamatshme. Unë kam vendosur të mos flas më për ligjin e arsmit, unë pres ta kuptojnë njerëzit. 

Duke parë që arsimi i lartë ka probleme, edhe në sektorin privat ku nuk ka dhënë rezultatet e duhura. A do ishte zgjidhje që arsimi dhe shëndetësia të kthehen domen i shtetit?
Unë mendoj që nuk është problemi nëse arsimi është publik apo privat. Unë mendoj që të dy problemet mund të funksiojnë nëse janë kanë një mënyrë të saktë drejtimi. Sot në universitet publike, nuk ka më hapësira të një jetë intelektuale shkencore sepse e para shumë hapsira kolektive nuk funksionojnë më. Për shembull shkollat doktorale nuk funksionojnë më. Janë zhdukur këshillat e profesorëve, çfarë do të thotë nuk ka më hapësirë për debat. Këshillat e fakulteteve janë tharë, nuk ka asgjë...çdo gjë është tharë. 

Partia Libra, si ju duket emri i ri i partisë së Ben Blushit?
Mua nuk me pëlqeu shumë emri por një parti mund të ecë edhe me një emër jo fort të gjetur. Mua emri më çon tek libri dhe këtu jemi në politikë. Mua më tërheq pak ky emër, më duket pak e vjetër. Mbase me kohën mund ta ndryshojë por e rëndësishme është që z.Blushi dhe partia e tij të ndërtojnë mendimin dhe aksionin politik. 

Po libri ’Murgu’’ i Artan Fugës çfarë sjell për publikun?
Besoj se do të dalë në 9 nëntor del libri dhe merret me raportin e pavdeksisë, shpirtit moralit dhe parasë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social