TIRANE- Pas miratimit të numrit të punonjësve në këshillat bashkiakë, kryetari i secilës bashki do të bëjë dhe punësimet përkatëse. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Artan Shkëmbi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë për Zbatimin e Reformës Territoriale shpjegon mënyrën si do të bëhet punësimet e reja, të cilat do të jenë në dorë të Kryetarit të Bashkisë.
Gjithashtu Shkëmbi thotë se do të ketë dhe shtesë të numrit të punonjësve, të cilat do të jenë më të ulta se numëri i personave që pritet të largohen nga puna, duke zbatuar Kodin e Punës. Deri në 31 dhjetor 2015, bashkitë e reja do të vazhdojnë punën duke bashkëpunuar me qeverisjen qëndore dhe grupet e punës që nisin punë në shtator, do të kryejnë grumbullimin e informacionit të nevojshëm për bashkimin përfundimtar të njësive vendore.
/Shqiptarja.com