Mungojnë përkthyesit për gjuhët e rralla, ndryshon ligji! Ministria e Drejtësisë: Objektiv, 0 individë të papërfaqësuar

Mungesa e përkthyese të certifikuar për gjuhë të rralla ka sjellë mungesë shërbimesh ligjore për individë që njohin vetëm këto gjuhë si tajlandeze, koreane, lituaneze apo edhe irlandeze. Për të zgjidhur këtë probleme Ministria e Drejtësisë ka sjellë në Kuvend ndryshime ligjore.

“Përmes këtyre zgjidhjeve synohet që të garantohet e drejta kushtetuese për të komunikuar në gjuhën që kupton, e çdo personi që nuk di gjuhën shqipe, që gjatë hetimit të një çështjeje penale, si dhe gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore civile, penale ose administrative, sipas parashikimeve të legjislacionit procedural në fuqi ose gjatë shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Kushtetuese”.- tha Klajdi Karameto.

Në ndryshimet në ligjin për “Profesionin e Përkthyesit Zyrtar” propozohet që në rastet kur mungojnë përkthyesit në procese gjyqësore dhe jo vetëm të shfrytëzohen stafet e misioneve diplomatike.

“Kur mungojnë përkthyes zyrtarë, ata të mund të kërkojnë ndihmën e misioneve diplomatike ose posteve konsullore, organizatave ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtarinë në Republikën e Shqipërisë ose institucioneve të Bashkimit Evropian, ose autoriteteve të tjera të huaja”.- u shpreh Karameto.

Zëvendësministri i Drejtësisë sqaroi se për përkthyesit e rinj që do të merren përmes një marrëveshje me trupat diplomatike do të paguhen sikur të punonin në shtetet e tyre përkatëse.

“Tarifat e përkthimit të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe të ministrit përgjegjës për financat. Tarifat e përkthimit që zbatohen në shtetin përkatës, nga organizata ndërkombëtare ose autoritetet e tjera të huaja, dhe kostot për kryerjen e përkthimit”.- tha Karameto.

Në fund projektligji u votua me votat edhe të disa prej deputetëve të opozitës.

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta