Arti i paarkivuar! Me teatrin, situata më kritike! Përpjekjet për dokumentim, studiueset: Zhdukja e materialeve pas ’90-ës, artistë e familjarë të ndërgjegjësohen

Janë arkivat më të ‘tkurrura’, ato të skenës teatrore në vend.

“Kjo për shkak të praktikave, sidomos pas viteve ’90, që kanë sjellë zhdukje të dosjeve dhe për materiale që ti dëgjon tani si legjenda urbane, por që nuk arrin ti gjesh. Këto janë vështirësia kryesore dhe fatkeqësisht e pazgjidhshme”, shprehet Anxhela Çikopano, kërkuese shkencore për teatrin.

Tranzicioni që shoqëroi ndryshimet e sistemeve ndikoi në cungimin e dokumentacionit artistik të të gjitha gjinive, ndërsa më tej, neglizhent institucionet u treguan në arkivimin e artit post-socialist.

“Kur flasim për zhdukje të dosjeve flas për një mani të shqiptarëve kundër arkivave, sidomos pas viteve ’90 si qendra të pushtetit, të një pushteti të kaluar... Flas për lënie pas dore, harresë etj. Për marrje të materialeve për t’i çuar në shtëpi për ti shpëtuar në rastin më të mirë, por kjo ka sjellë zbrazje të materialeve. Shkon shikon aty dosje të zbrazura të x artisti përshembull”, thotë më tej Çikopano.

Qendra e Dokumentacionit Artistik, e themeluar prej 2018-ës, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit synon të plotësojë këtë boshllëk, kryesisht duke u përqendruar në materiale që kanë karakter arkivor.

“Synimi parësor i Qendrës së Dokumentacionit Artistik është ky: lehtësimi dhe ndërmjetësimi për studimin e arkivave”, thotë Jonida Gashi, përgjegjëse e e Departamentit të Studimit të Artit, IAKSA

Deri më tani kanë krijuar disa arkiva digjitale. Por, stafi dhe financimet janë të limituara. Sa i përket artit skenik, arkivi është përqendruar tek Festivalet e mbajtura. Stafi i Qendrës së Dokumentacionit Artistik ka nisur ndërkohë punën për ndërgjegjësimin e komunitetit artistik e të familjarëve, mbi rëndësinë e arkivimit të krijimtarisë artistike.

“Ka ardhur koha që gjithë komuniteti artistik të ndërgjegjësohet për rëndësinë e futjes së krijimtarisë në arkiva, kjo për të ndihmuar studiuesit por edhe familjarët që duan të dinë se cila ka qenë e shkuara e tyre historike artistike”, shprehet Çikopano. 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'