Studiuesja: Dramaturgjia shqipe sot inegzistente, shteti të vërë dorë!

Studimi “Kode zakonore në dramaturgjinë shqipe” i autores Anxhela Çikopano analizon zhvillimin e kësaj gjinie letrare në vendin tonë. Autorja flet për zhvillimin e dramës sonë, krahasuar me atë botërore, duke e ndarë në tre faza, atë klasike, të realizmit socialist edhe bashkëkohore.

“Shtrati i zhvillimit të dramës shqipe është i natyrshëm. Dramaturgjia është zhanri që ka nis të shkruhet gati paralel me poemën epike, shumë më herët sesa romani. Domosdoshmërisht që autorët shqiptarë do të shkonin drejt dramaturgjisë, sepse ishte një nga zhanret më të lëvruar në atë kohë, krahas poezisë. Pavarësisht se, në fakt në kohën që nisi të shkruhej dramaturgjia shqipe, zhanri dramaturgjik po dilte nga moda, sepse kishte nisur shkrimi i romanit. Megjithatë ne patëm fatin e madh, që edhe autorët shqiptarë ta lëvronin këtë lloj zhanri. Dramat e para s’janë shkruar në shqip, por në italisht e më pas në turqisht nga Sami Frashëri. Drama e parë e shkruar në shqip është “Nata e Kërshëndellave” nga Leonardo di Martino e vendosur në shkollat jezuite në Shkodër”.

Studiuesja teksa analizon vepra, si “Besa” e Sami Frashërit, “E mira” e Santorit edhe “Juda Makabe” e Fishtës, “Toka Jonë”, “Cuca e maleve” e Loni Papës dhe e “Loja e Mbasdrekës” e Martin Camajt,  ndalet edhe tek zhvillimi i kodeve zakonore në to.

“S’ka qenë pikësynimi për të zhvilluar kodet zakonore, pikësynim ka qenë për t’i përdorur që të komunikonin në atë rrafsh përtej të pandërgjegjshmes. Natyrisht që kanë vepruar dhe në mënyrë të logjikshme, autorët i kanë përdorur edhe enkas kodet zakonore. Kjo më shumë ndihet në veprën e realizmit socialist, ku kodet zakonore nuk përkonin saktë me atë që ishte”.

Sa i përket mitit se periudha e art në dramaturgji ka qenë gjatë regjimit komunist Cikopano shprehet se:

“Të them të drejtën s’do doja të isha në vendin e atij publiku, që ka parë “Cucën e maleve”. Ai publik është tronditur, por vet Loni Papa thoshte: “Shoku Enver Hoxha e pëlqeu”. Megjithatë për mua, dhe pse kemi shumë pak nga ana sasiore, periudha e artë mendoj se është pas viteve ’90. Më në fund autorët kanë mundësinë, lirinë edhe të drejtën për të thënë të gjitha ato që duhen thënë. Për këtë arsye e kam klasifikuar veprën e Camajt në dramaturgjinë moderne, sepse ai ka pas të njëjtat kushte që kanë autorët sot, duke shkruar jashtë Shqipërisë”.

Çikopano argumenton se si është situata e dramës shqipe sot edhe se si mund të shpëtohet.

Drama shqipe sot ka kushte të tmerrshme, gati inegzistente, sepse të shkruash dramaturgji nuk është të bësh diçka komerciale. Nëse duam të shpëtojmë dramaturgjinë dhe poezinë, këtë duhet ta bëjë vetëm shteti. Duhet të ketë politika të veçanta që ta ushqejnë teatrin”.

Studiuesja përfundon se poezia edhe dramaturgjia janë të vetmet degë letrare, që duhet detyrimisht të mbrohen me politika shtetërore.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2020 03:12

    Znj.Cikopano mund te tregosh a ka ndonje dallim midis Cuces qe u mesonte vajzave abc duke perdorur si ilustrim citatet e parties dhe kurseve per anglisht qe hapen evangjelistet gjate viteve 90' ne Shqiperi duke perdorur si ilustrim citatet e Bibles?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë