Shuhet në SHBA në moshën 89-vjeçare Pirro Mani! Kryeministri Rama: Usta i madh i skenës kombëtare teatrore! Meta-Ruçi-Basha: Humbje e madhe

Një lajm shumë i trishtë për artin shqiptar na vjen nga matanë Atlantikut. Është ndarë nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej vitesh me familjen, aktori dhe regjisori i njohur, një prej korifenjve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pirro Mani. Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Homazhet në nderim të ikonës së skenës shqiptare do të mbahen nesër në orën 21:00, në sheshin përballë ArtTurbinës.

Kush ishte Pirro Mani: 

Pirro Mani që u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i 'ballistit Sali Protopapa' në filmin 'I teti në bronz'.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:48
Ndarja nga jeta e aktorit Piro Mani, homazhet në nderim të ikonës së skenës shqiptare nesër në sheshin përballë ArTurbinës

Homazhet në nderim të ikonës së skenës shqiptare, Piro Mani, që u nda nga jeta ditën e sotme, do të mbahen nesër në orën 21:00, në sheshin përballë ArtTurbinës.

Ora 16:14
Ndarja nga jeta e aktorit Pirro Mani, Ruçi: Artis kalibri, i përjetësuar në veprën artistike që u ka lenë brezave të shqiptarëve

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Pirro Mani. Ai e vlerëson Manin si artist kalibri dhe burim i emancipimit të shqiptarëve.

Për Ruçin, Pirro Mani është i përjetësuar në veprën artistike që u ka lënë brezave të shqiptarëve.

"Me dëshpërim moral lajmin mbi ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar, Artistit të Popullit, Pirro Mani.  Një jetë e tërë kushtuar teatrit dhe filmit, e bën Pirro Manin sinonim të artit të regjisurës shqiptare. Pirro vuri në skenën e teatrit shqiptar vepra të kalibrit të lartë dhe krijoi me rolet e veta personazhe që kanë mbetur në kujtesën e artdashësve dhe të popullit shqiptar. Veprat që ka venë në skenë Pirro Mani i kanë sjellë publikut jehonën e ngjarjeve monumentale të historisë së shqiptarëve dhe historisë botërore. Ai ka gjithashtu meritën e formimit të dhjetëra brezave të aktorëve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Arti i Pirro Manit ka qenë dhe mbetet një burim i emancipimit shoqëror dhe kulturor të shqiptarëve. Pirro Mani është përjetësuar në veprën artistike që u ka lenë brezave të shqiptarëve", shkruan Ruçi.

Ora 15:55
Ndarja nga jeta e Piro Manit, reagon Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj, la pas trashëgimi të vyer kulturore

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Piro Manit, për ndarjen nga jeta të artistit. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ishte pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar. Më tej Meta shkruan se Mani ishte shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj dhe që la pas një trashëgimi të vyer kulturore.

‘Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje, për t'u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve. Të prehet në paqen e merituar!’- shkruan Meta.

Ora 15:40
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit: Sot është një ditë e trishtë për Teatrin

1591096256_basha.jpg

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Piro Mani.

Basha shkruan se kjo është një ditë e trishtë për artin shqiptarë, ndërkohë që i shpreh ngushëllimet  bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.

‘Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani. E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit. Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Ora 15:27
Ndarja nga jeta e aktorit Pirro Mani, reagon Rama: Usta i madh i skenës kombëtare teatrore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit Pirro Mani.

Me një postim në Facebook, Rama e vlerëson Manin si një "usta" të madh të skenës kombëtare teatrore.

"Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familje", shkruan Rama.

Ora 15:19
Ndarja nga jeta e Piro Manit, Elton Deda bën reagimin prekës: Madhështia jote nuk ka fund, fluturo me engjëjt babai i Teatrit

1622726485_64005bf66ea98fa0d.jpg

Këngëtari Elton Deda ka bërë një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Piro Mani, njëkohësisht edhe babai i ish-bashkëshortes së tij Jola Manit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shkruan se madhështia e tij nuk ka fund, duke e konsideruar si babai i Teatrit.

“Fluturo tashme me engjëjt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gëzime ne jetën time. Dhe çfarë trishtimi solle sot. Do te te jem mirënjohës per gjithçka, per dashurinë qe me dhe, për trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madhështia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do ketë kurrë fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajsës babi Piro”, shkruan Deda në Facebook.

Ora 14:20
U nda sot nga jeta, kush ishte Pirro Mani që bëri shqiptarët 'të dashuroheshin' me 'ballistin Sali Protopapa'

1622722855_unnamed.jpg

Pirro Mani që u nda sot nga jeta në moshën 89-vjeçare lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai është një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Prej disa vjetësh jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen. Një prej personazheve më të njohur që ai skaliti përjetësisht në memorien e shqiptarëve është ai i 'ballistit Sali Protopapa' në filmin 'I teti në bronz'.

Ora 14:08
Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

 

Në një lidhje telefonike për Report Tv, regjisori Mevlan Shanaj, shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë artin shqiptar.

"Të iki Pirro Mani do të thotë se për tërë kulturën shqiptare është një ikje pa kthim e një prej atyre që kanë krijuar portretin e kombit. Ai ishte maja më e lartë në teatrin shqiptar. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet gjithë artit shqiptar", regjisori i njohur Pirro Mani.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2021 03:56

    Pirro Mani,guri i rende i teatrit e kinemase shqiptare,respekt kujtimit te ketij artisti te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori