Ndarja nga jeta e Piro Manit, reagon Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj, la pas trashëgimi të vyer kulturore

Ndarja nga jeta e Piro Manit, reagon Meta: Shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj, la pas trashëgimi të vyer kulturore

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Piro Manit, për ndarjen nga jeta të artistit. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ishte pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar. Më tej Meta shkruan se Mani ishte shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj dhe që la pas një trashëgimi të vyer kulturore.

‘Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje, për t'u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.

U shpreh ngushëllimet më të ndjera Pavlinës dhe familjes Mani, të afërmve dhe të gjithë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe, që na lëndoi sot të gjithëve. Të prehet në paqen e merituar!’- shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Shuhet në SHBA në moshën 89-vjeçare Pirro Mani! Kryeministri Rama: Usta i madh i skenës kombëtare teatrore! Meta-Ruçi-Basha: Humbje e madhe


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale