BELGJIKË- Arti shqiptar humb një nga aktoret që ka lënë gjurmë në kinematografinë të para viteve '90! Shpresa Bërdëllima është ndarë nga kjo botë në moshën 60-vjeçare. "Zonjusha Gajtan", siç shumë e njohin për shkak të rolit të saj në filmin "Vajzat me kordele të kuqe", nuk mundi të fitonte betejën e saj me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.
Ajo ndërroi jetë në Belgjikë, aty ku ishte zhvendosur të jetonte prej vitesh së bashku me familjen e saj.
E lindur më 11 prill 1959, vajza nga Tirana, me bukurinë, elegancën, por mbi të gjitha me mjeshtërinë e saj në aktrim, Shpresa Bërdëllimado të mbetet gjatë në memorien e publikut shqiptar. Origjina e prindërve të saj ishte nga Gramshi, ku spikati në aktrim duke u shndërruar në një ikonë të kinematografisë shqiptare. Ajo ka numëruar një sërë rolesh në disa prej filmave më të suksesshëm të para viteve '90, ku mund të përmendet:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti
-
Te rroni ta kujtoni
Përgjigju -
Ngushellime
Përgjigju -
U shua nje yll
Përgjigju -
Ngushellime familjes
Përgjigju -
Ngushellime familjareve per shpresa berdellimen
Përgjigju -
U prehtë në paqe,ishe aktore shumë e mirë respekte për Shpresën.
Përgjigju -
Ngushëllime familjes e u preft në paqe.
Përgjigju -
Sa keq, u shua edhe nje bukuroshe e kinematografise shqiptare. U prehte ne paqe! Ngushellime familjes!
Përgjigju -
Qofte i lehte dheu Zoti i dhente kurajo familjes qe ta perballojne dhimbjen. Ngushullime.
Përgjigju-
Ngushellime
-








Komente
Komento