Artikujt kundër korrupsionit, çmime
gazetarëve të 'Koha Ditore' e 'Zëri-t'
Tre gazetarë, dy nga media kosovare “Koha Ditore” e një nga “Zëri” janë shpërblyer me çmimin për artikujt më të mirë kundër korrupsionit për këtë vit në shtypin e shkruar
PRISHTINE - Tre gazetarë, dy nga media kosovare “Koha Ditore” e një nga “Zëri” janë shpërblyer me çmimin për artikujt më të mirë kundër korrupsionit për këtë vit në shtypin e shkruar, kurse për historinë më të mirë në televizion dhe internet janë shpërblyer tre gazetarë të JnK. Secili nga këta shpërblehet me nga një mijë euro.
Ndërsa Besnik Krasniqi e Vehbi Kajtazi të “Kohës Ditore” u shpërblyen për shkrimin “Thaçi e bën zv. ministër të akuzuarin për vepra kriminale”, përkatësisht “Pacolli shkel ligjin me investimet në Nigeri”, gazetari i “Zërit”, Jeton Llapashtica, çmimin e mori për temën “MPB-ja avullon 1.4 milion euro.
Për historinë më të mirë televizive, “Mitmarrja në Polici”, u shpërblye gazetarët e “Jeta në Kosovë”, Alban Selimi dhe Kreshnik Gashi, ndërkaq çmimin për atë në internet e ka fituar Parim Olluri, po ashtu i “Jeta në Kosovë”.
Drejtori i Asociacionit të Gazetave Profesionit të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se në garë për këto çmime kanë qenë 28 gazetarë me më shumë se nga një paraqitje.
Ndarja e çmimeve antikorrupsion këtë vit është bërë për të shtatën herë me radhë, ndërsa u organizua bashkërisht nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), Agjencinë Kosovar Kundër Korrupsionit (AKKK) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
*Marrë nga Koha Ditore(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.1%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37