Artistët: Bashkitë përgjegjëse
për zhdukjen e veprave të artit

Artistët: Bashkitë përgjegjëse<br />për zhdukjen e veprave të artit
TIRANË – Artistët fajësojnë bashkitë për zhdukjen apo dëmtimin e veprave të artit në Shqipëri. Pas rastit të evidentuar në muzeun e artit në Korçë me veprat e piktorit Vangjush Mio, piktori dhe koleksionisti Arben Golemi ka denoncuar mungesën e masave nga bashkia e qytetit për dëmin e madh. Në një intervistë për A1Report, Golemi deklaroi se vlera e pikturave të Mios shkon deri në një million euro.
“Një vepër e Mios shkon në 1milion euro dhe jo në 10, 30 apo 40 euro. Këtu bëhet fjalë për vepra të një piktorëve më të mirë të vendit”, është shprehur ai.

Golemi ka thënë se “vjedhja që iu është bërë 60 pikturave, ku 27 prej tyre kanë qene të piktorit të madh Vangjush Mio është një turp.
‘Dua të them se në këto 20 vjet po bëhet një batërdi me veprat e artit. Dëmi që i është bërë vangjush Mios, kap vlerën e mijra eurove dhe kjo është e pafalshme”, tha koleksionisti.

PËRGJEGJËSIT
I pyetur nga gazetarja Mira Kazhani se kush e ka përgjegjësinë për ruajtjen e veprave të artit, Golemi tha se “ përgjegjësia është e bashkive të rretheve, janë pikërsiht ato që duhet të marrin masat e duhura për ruajtjen e veprave të artit.
“E rëndësishme është se, në radhë të parë bashkitë dhe ministria duhet të ndërgjegjësohen për vlerat e pikturave. Asnjë bashki në Korçë apo në qytete të tjera nuk ka asnjë plan masash për të mbrojtur veprat dhe monumentet e artit”, ka deklaruar ai.

Më tej, në bisedën në studion e A1Report, Golemi ka pohuar se shpreson që veprat e vjedhura të mos kenë dalë jashtë vendit, por të kenë rënë në duart e koleksionistëve.
“Dhe dua të them që është mirë që koleksionistët kur t’iu bien në duar veprat, duhet të pyesin nëse kjo vepër është e çertifikuar”, ka përfunduar piktori dhe koleksionisti Arben Golemi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale