Artistët e vegjël në Festivalin
Mbarëkombëtar të Fëmijëve

Artistët e vegjël në Festivalin<br />Mbarëkombëtar të Fëmijëve
Në kuadër të 102- vjetorit të Pavarësisë dhe 70- nvjetorit të Çlirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë organizon Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë. Në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen së bashku 14 grupe folklorike dhe rreth 300- 400 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky është një nga festimet më të rëndësishme folklorike, me shtrirje  gjeografike në të gjithë trojet shqiptare. Synohet të sjellë para publikut jo vetëm pasurinë tonë popullore, por edhe trashëgiminë kulturore përcjellë tek brezat më të rinj.

Artistët e vegjël nga Shkodra, Kruja, Mirëdita, Tirana, Elbasani, Durrësi, Lushnja, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Korça, por edhe nga Prishtina, Shkupi, Ulqini, Shkodra, Kruja do të japin shfaqje me numrat më të zgjedhur të repertorit të tyre. Skena do të ndizet nga motivet popullore të valleve dhe këngëve por nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e tjera gjatë ditëve të festivalit. Panairi i folkut sipas krahinave që do të përfaqësohen në këtë Festival, parada e kostumeve të mrekullueshme shqiptare, janë e këtij Festivali.

Ndërsa për fëmijët artistë do të organizohen vizita në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe në Muzeun e Krujës. Festivali ka në pjesëmarrje grupe të reja dhe grupe me traditë dhe eksperiencë. Festivali do të nxisë angazhimin e grupeve dhe qendrave kulturore në rrethe për ti kushtuar më shumë vëmendje traditës sonë. Zhvillohet nga 22-25 nëntor, Tiranë, MHK 25 nëntor, Mbrëmja Gala, TK.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje