Artistët italianë Marinotti e Romano
sot në katedralen e Shën e Palit

Artistët italianë Marinotti e Romano<br />sot në katedralen e Shën e Palit
Një koncert ku do të dëgjohen tingujt e kompozitorëve të shquar si Paisello, Rossini, Bach e Presicci do të mbahet sot në katedralen e Shën Palit. 

Në këtë koncert do të interpretojnë violinistja e njohur shqiptare Didi Tartari dhe dy nga artistët më të njohur italianë si klarinetisti Giovanni Marinotti dhe dirigjenti Piero Romano.

Organizimi i këtij koncerti do të bëhet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me shoqatën “Syri Blu”. Koncerti do të jepet falas, ku publiku shqiptar ka rastin të njihet me dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane si Giovanni Marinotti e dirigjenti Pierro Romano.

Klarinetisti Marinotti është klarinetë e parë e Orkestrës Simfonike të Romës. Ndërsa dirigjenti Piero Romano njihet edhe për mjeshtërinë e interpretimit në piano.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë