Artistët e Cirkut gati për protestë,
Përmbarimi iu lë tre muaj afat

Artistët e Cirkut gati për protestë,<br />Përmbarimi iu lë tre muaj afat
Artistët e Cirkut Kombëtar kishin dalë për të protestuar sërish ditën e sotme, ndërsa pritej që përmbarimi të ekzekutonte përfundimisht vendimin për çmontimin e çadrës së cirkut.

Por para se të niste protesta e radhës, e caktuar për paraditen e kësaj të enjteje, artistët u tërhoqën nga protesta dhe njoftuan se kanë arritur në një marrëveshje me pronarin Astrit Veliaj që ka blerë truallin dhe ka fituar të drejtën për të zhvendosur Çadrën e Cirkut të Tiranës. Ata kanë negociuar për një afat qëndrimi deri në muajin shtator në këtë institucion.

Është e disata herë që përmbarimi ka kërkuar të mbyll dyert e Cirkut Kombëtar, por në çdo rast artistët e dhe sindikata e tyre e kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi që rrezikon t’i lërë artistët pa institucionin e tyre. 

Hera e parë përpjekjes së përmbarimit për të marrë institucionin ishte në shkurt të vitit 2015, ku nisën disa protesta nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit të Cirkut Kombëtar të Tiranës.

Në atë kohë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u premtoi se “Çadra e Cirkut Kombëtar do të qëndrojë në funksion të aktivitetit të artistëve, derisa ministria dhe bashkia së bashku me pronarin t’ju gjej në strehë të re”.

Tashmë artistët janë në pritje të një premtimi të ri deri në muajin shtator, sa të gjendet nj strehë për cirkun kombëtar.  

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet