Artistët italianë Marinotti e Romano
koncert në katedralen e Shën Palit 

Artistët italianë Marinotti e Romano<br />koncert në katedralen e Shën Palit 
Në katedralen e Shën Palit në Tiranë është organizuar koncerti i kompozitorëve të shquar Paisello, Rossini, Bach e Presicci ku ka interpretuar violinistja e njohur shqiptare Didi Tartari dhe dy nga artistët më të njohur italianë klarinetisti Giovanni Marinotti dhe Piero Romano.

Organizimi i këtij koncerti bëhet nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me shoqatën “Syri Blu”. Koncerti u dha falas, ku publiku shqiptar kishte rastin të njihej me dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane si Giovanni Marinotti e dirigjenti Pierro Romano.

Interpretimet virtuoze të Marinottit janë pritur me duartrokitje të shpeshta nga publiku. Tingujt drithërues të gjithë grupit interpretues kanë mbajtur publikun të emocionuar për një orë rresht.

Në fund të koncertit klarinetisti Marinotti ka shprehur emocionet për këtë udhëtim artistik në Shqipëri. Për Report Tv ai ka thënë se interpreton kryesisht muzikë klasike por ka edhe ndikime të munzikës folk.
 
Një ndikim më të fortë e ka nga muzika e arbëreshëve të Italisë nga ka edhe origjinën e tij.
 
Të parët e mi janë me origjinë arbëreshe. Ata kanë jetuar pranë komunës Kastriota ku kujtoj se gjyshërit e mi flisnin pak shqip. Po, unë kam një origjinë nga arbëreshët”.

Ndërsa dirigjenti Romano rrëfen nostalgjinë për rikthimin në Shqipëri.
 
Kam qenë në Shqipëri për herë të parë kur isha shumë i ri dhe ishte hera e parë e imja që dilja jashtë kufinjve. Jam emocionuar shumë nga mikpritja e shqiptarëve.”
 
Marinotti eshte klaniretisti i parë e Orkestrës Simfonike të Romës. Ai njihet si një nga më të talentuarit për teknikat e përsosura instrumentale dhe performancat solo, ku në repertorin e tij futen muzika e dhomës, muzika orkestrale e më gjerë. 

Ndërsa dirigjenti Piero Romano njihet edhe për mjeshtërinë e interpretimit në piano. Ai është fituesi i disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka drejtuar orkestra që nga Italia deri në Shqipëri, Amerikë, Spanjë, Belgjikë, Francë, Austri, Zvicër, etj.
 
Që nga viti 1991 Romano shërbeu si Drejtor Artistik i Shoqatës Muzika e Magna Grecia në Taranto dhe në vitin 1992 ai ka konceptuar dhe themeluar Orkestrën della Magna Grecia, duke mbajtur postin e drejtorit artistik, ndërsa që nga viti 1999 ideoi dhe themeloi Korin e Greqisë së Lashtë, duke mbajtur postin e drejtorit artistik. Mjeshtrja e violinës shqiptare Didi Tartari ka bashkëpunuar disa herë me dirigjentin e njohur Romano, ku kanë dhënë koncerte ne Itali dhe Greqi, por edhe në Shqipëri

koncert kisha shen palit
koncert kisha shen palit
koncert kisha shen palit
koncert kisha shen palit
koncert kisha shen palit
 FOTO


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë