Artistët kujtojnë Françesk Radin:
I dënuar të kujtohesh përjetësisht

Artistët kujtojnë Françesk Radin:<br />I dënuar të kujtohesh përjetësisht
Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, mes lotësh dhe dhimbjesh miq, kolegë dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit kantautorit Françesk Radi.
 
Ndërkohë ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e kantautorit ka pasur edhe në rrjetet sociale ku artistë të shumtë i kanë dedikuar disa fjalë Radit.
 
“Një artist më pak, një mik më pak. Vërtetë që e humbe pranverën Franko, por ke lënë gjurmë të madhe mbrapa, je i dënuar të kujtohesh përjetësisht. Lamtumirë mik i dashur, lamtumirë artist”, ka shkruar Elton Deda në postimin e tij.
 
“Një tjetër artist i madh dhe origjinal ndahet nga jeta, ngushëllimet e mia më të thella për familjen. Profesor Franko do na mungosh shumë, do na mungojë energjia, buzëqeshja dhe profesionalizmi juaj. U prehsh në paqe”,
ka shkruar Soni Malaj.
 
“Lamtumirë Franko. Françesk Radi, artisti që vuajti pafund, por kurrë nuk u përkul, duke i dhuruar publikut të vendit të tij kënaqësinë e të paturit në fondin e artë një qenie të lirë artistike. Franko, faleminderit për çdo notë dhe emocion që na dhurove. U prehsh në paqe mjeshtër”, ka shkruar Julian Deda.
 
“Artist i cili vetëm shpirt të bardhë, melodi dhe urtësi reflektonte. Vazhdo të reflektosh njësoj nga qielli”, shkruan Flori Mumajesi.
 
“Eh profesor i dashur…Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionierit dhe kërkojë një vajzë të vockël për të kënduar këngën “Telefonatë Zemrash”. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua. Vërtet më zgjodhe mua por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një artist te madh me një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo e një fëmije ashtu siç isha edhe unë. Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ia shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia për ty, le të jemi sado larg profesor, mik i dashur…”
, ka shkruar Mariza Ikonomi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë