Artistët letër ndërkombëtarëve: Ja pse mbrojmë Teatrin Kombëtar

Dëgjesën e shtatë të së hënës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit lexoi letrën e artistëve dërguar ndërkombëtarëve ku parashtronin arsyet pse kundërshtojnë shembjen e godinës si dhe kërkonin prej tyre që të ushtrojnë trysni në këtë çështje. 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijoi betejën edhe këtë të hënë duke numëruar dëgjesën e shtatë. Aktori Alert Çeloaliaj lexoi në emër të gjithë artistëve letrën dërguar ndërkombëtarëve, ku shpjegonin arsyet pse kundërshtonin shembjen e godinës së Teatrit. 

E kundërshtojmë sepse zhduk trashëgiminë kulturore, zhduk kujtesën historike. Kjo ndërtesë është gjithashtu vendi i parë ku u bë gjyqi politik. I  gjithë ky proces është realizuar në mënyrë jo transparente, pa një konkurs. Projekti nga dy teatro sjell vetëm një. 

Aktori,  Alert Çeloaliaj

Në përfundim të letrës, artistët kishin një kërkesë për ndërkombëtarët, duke qenë në pritje të përgjigjes së tyre.

Me këtë letër u kërkojmë që ju të ushtroni një ushtri pozitive ndaj qeverisë në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar duke qenë edhe vend kandidat për hyrjen në BE.

Aktori,  Alert Çeloaliaj

Një vendim tjetër, i cili u dha gjatë dëgjesës, ishte shkrirja e Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit dhe Sindikata e Pavarur e Aktorëve të Teatrit Kombëtar në një të vetme. Gjithashtu, të martën aktorët e brendshëm të Teatrit do t’i dërgojnë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, një kërkesë për takim. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja