Artistët në mbrojtje të mjedisit

TIRANË - Artistë të njohur si, Enada dhe Gerd Vaso, Bes Kallaku, Erion Isai, Alket Islami, edhe figura të tjera publike mbështetin Ministrinë e Mjedisit në nismën që ka ndërmarrë në mbrojtje të natyrës.
Në pankarta të ndryshme, ata përcjellin mesazhe sensibilizuese në mbrojtje të mjedisit.
Kësaj nisme së fundmi i është shtuar edhe prezantuesja dhe modelja Floriana Garo.
 
Ja si shprehet Florina Garo: "Unë vlerësoj bukurinë natyrore ".  Me sa duket se  prezanruesja  dhe modelja e njohur ka   lidhje të veçantë me natyrën dhe veten e përkufizon me një diell që shkëlqen fort, megjithëse e rrethuar nga re që tentojnë ta fshehin.
Sipas saj, pjesëmarrja në këtë nismë ka ardhur shumë natyrshëm. "U kontaktova nga Rovena Rrozhanin, e cila punon në Ministrinë e Mjedisit. Ajo me informoi për këtë nismë të figurave publike për të dhënë mesazhin e tyre sensibilizues. E vlerësova menjëherë këtë iniciativë dhe vendosa të jem  pjesë e saj", thotë ajo.
/ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja