Artistët shqiptarë koncert për 
shenjtërimin e Nënë Terezës

Artistët shqiptarë koncert për <br />shenjtërimin e Nënë Terezës
Në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan është mbajtur një koncert madhështor në nderim të shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza.
 
Në koncertin kushtuar Nënë Terezës kanë performuar artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën si Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Joho, Shkëlzen Doli.
 
Pjesëmarrës në këtë aktivitetet ishin edhe emra të tjerë të njohur të muzikës si Saimir Pirgu, por edhe sopranoja kosovare që po bënë emër në botë Elbenita Kajtazi.

Rita Ora dhe legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana kanë hapur koncertin duke u shprehur se është një fjalim dashurie me muzikë.
 
“Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit. Këtë e dëshmon edhe koncerti dhe prania juaj.

Koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.



Rita Ora ka kënduar e mbushur me frymëzim një kompozim të artist shqiptar Shpëtim Saraçi, ndërkohë ka kënduar edhe bashkë me tenorin Saimir Pirgu “What Child is This”.
Violinisti i shquar Shkëlzen Dolli ka performuar tingujt hyjnorë me motove shqiptare.
 
Këngëtarja Ermonela Jaho këndoi himnin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën d’Aquino
sopranoja Ermonela Jaho
(Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho)
Ndërsa himni mallëngjyes i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë të kënduara nga Sopranoja e madhe Inva Mula kanë elektrizuar atmosferën në Vatikan një ditë para shenjtërimit të Nënë Terezës.
 
Himni që u këndua nga sopranoja Inva Mula u shoqërua nga filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrantë nga Shqipëria e Maqedonia.

koncerti ne vatikan

Në pranishëm në koncert ishin edhe Presidenti Nishani, kryeministri Rama, ish- kryeministri Berisha, kreu i PD, Basha ministri i Jashtëm Bushati dhe shumë personalitete nga arti dhe sporti.

Në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, mori pjesë në koncertin madhështor të mbajtur në Bazilikën e Shën Palit, në nderim të humanistes shqiptare. 

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Rama pas koncertit nga Vatikani shkruan se ka qenë një natë magjike tingujsh në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës.
 
“Natë magjike tingujsh prej yjeve të muzikës shqiptare në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan! Rita Ora, Ermonela Jaho, Shkëlzen Dolli, Inva Mula e me radhë, emocion, ngazëllim, krenari...”.



Ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës do të nisë nesër në orën 10:30.

edi rmaa nishani etj
edi rama
sali berisha vatikan

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë