Artisti 30 vjecar Bledar Çakalli nga Sukthi i Durrësit, ka shndërruar hyrjen e kryqëzimit të Fushë- Krujës në piktura madhështore patriotike mes 3 figurave të shquara të Azem e Shote Galicës dhe Beg Rizajt.
Për Bledar Çakallin, pozitive është mbështetja që merr nga shqiptarët e të gjitha trojeve të vendit, po nuk kanë munguar as donacionet.
Artisti njihet për veprat e tij patriotike, ndër to janë dhe krijimet në urën e Dajlanit.