Artisti Bojken Lako kundër
homofobisë, këngë për LGBT

Artisti Bojken Lako kundër<br />homofobisë, këngë për LGBT
Në kuadër të javës kundër homofobisë, artisti i njohur, Bojken Lako, ka realizuar një videoklip për lëvizjen LGBTI në Shqipëri.

Ky videoklip është realizuar me pjesëmarrjen e këngëtareve Semi Jaupaj, Marsela Çibukaj, Kamela Islamaj, si dhe mbështetës të kauzës në kuadër të Mbrëmjes së Bamirësisë "Përqafo Diversitetin, Mbështet Progresin".

Mesazhet e këngës janë për një dashuri pa kufi mes njerëzve dhe mbështetjen nga shoqëria më rast diskriminimi.

Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ku përfshihen lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore.

Në kuadër të javës kundër homofobisë që sapo u mbyl janë zhvilluar një seri aktivitetesh me qëllim ndërgjegjësimin për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri. si ekspozita, konfreneca publike parada e manfestimet të ndryshme.

[gallery]22406[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar