Për duelin e Tiranës UEFA ka caktuar arbitra portugez, me kryesor Joao Pinheiro, i cili ka një karrierë të njohur ndërkombëtarisht. Në 2026 gjykoi në Botëror, duke përfunduar edhe i akuzuar se favorizoi Argjentinën.
Në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës ai ndëshkoi me karton të kuq Embolo-n kur rezultati ishte 1-1. Më pas Argjentina fitoi në shtesë me rezultatin 3-1, duke kaluar në gjysmëfinale. Episodi shkaktoi shumë bujë, pasi fillimisht Pinheiro dha të verdhë për Paredes, i cili ndërhyri ndaj Embolo-s, por për shkak të një rregulli të ri, ‘gabim në identifikimin e lojtarit’ që u dha me VAR, kartoni i verdhë kaloi te sulmuesi i Zvicrës. Duke qenë se ishte i dyti për Embolo-n ai u përjashtua nga ndeshja.
Lajmi kryesor:
Skenarët për vendin e parë në Ligën e Kombeve, Kombëtares mund t'i mjaftojnë 2 por jo 3 pikë! Finlanda me precedentë pozitivë ndaj kuqezinjve








