Artisti Bujar Luca kthehet nga 
Franca në atdhe me “Black Box”

Artisti Bujar Luca kthehet nga <br />Franca në atdhe me “Black Box”
Dhurata Hamzai

Artisti i njohur në disa vende të botës, falë veprës së tij që është koleksionuar në qytete të mëdha si: Paris, Nju Jork, Londër, Moskë, Bruksel do të çel për herë të parë ekspozitën vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ekspozita titullohet “Black Box” dhe do të çelet më 21 Tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve. Artisti franko-shqiptar shprehet se vjen në GKA, për të “riatdhesuar” artin e tij, për të komunikuar dhe për të ndarë me publikun shqiptar atë ç`ka mundur të krijoj si një artist i cili ka jetuar nën diktaturën komuniste.

“Përmes ekspozitës së tij në Tiranë ai do të rrëfejë atë çka mund të arrijë artisti i një vendi të Lindjes, kur krijon me kurajo dhe guxim, kur emocionalisht e udhëheq imagjinata, dija dhe talenti.”, shprehen kuratorët.

Në këtë ekspozitë Luca prezantohet në teknikat: miks në letër dhe miks në telajo. Arkitekti i njohur francez Etienne Poncelet e ka cilësuar Bujar Lucën një artist të vërtet, kompetent dhe njeri të kulturës…, “një bashkëbisedues jashtëzakonisht interesant…siç thotë Poncelet. Bujar Luca është ndër artistët bashkëkohor shqiptar, i cili me artin e tij lartëson cilësinë e prezantimeve tona ndaj një publiku të mirëinformuar dhe të edukuar me artin bashkëkohor.

Ai ka punuar në Kinostudio “Shqipëria e Re”, deri në vitin 1990, vit që shënon largimin e tij nga Shqipëria. Nga ajo kohë punon, krijon dhe jeton në Paris, vend të cilit i ka kushtuar me pasion energjitë më të mira krijuese.

Luca ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nga fundi i viteve 70. Ka punuar mbi 20 filma si krijues kostumesh dhe skenograf gjatë 13 vitesh. Kjo eksperiencë dhe ajo e grumbulluar gjatë 25 viteve në Paris kanë formuar personalitetin e tij artistik.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve