Artisti bullgar Todorov bën live
në Kryeminstri skulpturë në letë

Artisti bullgar Todorov bën live<br />në Kryeminstri skulpturë në letë
Artisti i njohur bullgar Krasimir Todorov ka demonstruar live mbrëmjen e së hënës në sallën COD në kryeministri një skulpturë  tredimensionale në letër. Krasimir Todorov është një nga skulptorët më modern të Bullgarisë, i njohur për larminë e materialeve, figuracionit dhe tematikave që sjell në veprat e tij.

Publiku ka ndjekur hap pas hapi lëvizjet e artistit. Pas një pune të bërë më shkathtësi dhe një teknikë të përsosur shfaqet vepra. Publiku duartroket. Pas demonstrimit të veprës së Todorov në sallën e kryeministrisë është shfaqur edhe filmi “Rrugëtimi i akuarelit” në Forumin e COD. Ndërsa pas këtyre demonstrimeve të paanshmit kanë ndjekur rreth 40 punime akuareli të artistit Helidon Haliti, piktor dhe President i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë. Kjo ekspozitë është çelur më 13 mars dhe do te qëndrojë e hapur në sallën COD deri më 17 mars. Demonstrime në akuarel do të bëjë edhe Helidon Haliti dhe disa artistë në zë ndërkombëtarë të akuarelit dhe në ditën në vijim do të bëhen demonstrime punësh në akuarel edhe në sallën e Bibliotekës Kombëtare.

Aktivitetet e Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit 2017 kanë nisur të dielën në Muzeun Historik Kombëtar.  Rreth 40 artistë të ardhur nga 65 vende të botës do të vijojnë ndërkohë të pikturojnë dhe të bëjnë vepra arti live nëpër sallat e institucioneve kulturore të Tiranës,  si Biblioteka Kombëtare, salla e kryeministrisë e më gjerë.  

[gallery]21447[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë