Artisti kosovar Erzen Shkololli
këshilltari i ri i artit në Kryeministri

Artisti kosovar Erzen Shkololli<br />këshilltari i ri i artit në Kryeministri
Sezoni i aktiviteteve kulturore 2016 në COD në kryeministri do të ketë këtë herë si këshillatr kuratorial artistin kosovar Shkëlzen Shkololli. Institucioni COD ka dhënë një deklaratë për median për emërimin e tij, duke cituar konkretisht që “Shkololli do të jetë kurator për sezonin e tretë të vitit 2016. Gjithashtu institucioni në varësi të Kryeministrisë njofton edhe për disa detyra të rëdësisshme që i ngarkohen artistit të njohur Koosvar , ku thuhet konkretisht se do të jetë edhe kurator i në eskpozita ndërkombëtare. Erzen Shkololli është emëruar si kurator për Trienalen e Hannah Ryggen që do të mbahet në shtator në Norvegji, dhe si këshilltar kuratorial për dokumentar 14 që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë.

Ja çfarë shkruhet konkretisht në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë: 

“Praktika e tij artistike përdor ritualet dhe folklorin vendas për të tërhequr vëmendjen te situata specifike socio-politike dhe është ekspozuar ndërkombëtarisht në muze, siç janë Van Abbemuseum, Eindhoven; Centre Pompidou, Paris, dhe Fridericianum, Kassel. Shkololli organizoi Ekspozitën e Kontakt Art, të titulluar “Thirty One” (Tridhjetë e një) dhe kuruar nga Hans Ulrich Obrist e Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2015). Ishte kurator i "Thirty Years After: Šejla Kameric" (2015), “Sokol Beqiri: Retrospektivë” (2014),

“Simon Shiroka: Retrospektivë” në Galerinë Kombëtare në Tiranë (2014) dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës (2013); bashkëkurator i ekspozitës “Engjëll Berisha - Befre: Retrospektivë” (2013) dhe “Grafika” nga koleksioni i GKK-së (2013).

Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë. COD uron Erzen Shkolollin për emërimin e tij si kurator.

për Trienalen e Hannah Ryggen që do të mbahet në shtator në Trondheim, Norvegji, dhe për emërimin e tij si këshilltar kuratorial për documenta 14 që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë. COD ka kënaqësinë të njoftojë që Shkololli do të jetë kurator për sezonin e tretë të vitit 2016. Erzen Shkololli është artist dhe kurator. Drejtor i Fondacionit “Unë e du Kosovën” në Prishtinë, Kosovë.

Gjithashtu, këshilltar kuratorial për documenta 14. Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015. Në vitin 2013, Shkololli ishte
komisioner i prezantimit të parë të Republikës së Kosovës në edicionin e 55-të të Bienales së Venecias. Nga viti 2003 deri më 2007 mbajti pozitën e drejtorit
artistik në Institutin e Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë, një iniciativë e shkëmbimit në Kosovë, e cila e transformoi Nga viti 2008 deri më 2009 ishte përfitues i Bursës së DAAD-së për Artistët në Rezidencë. Nga viti 2003 është anëtar i Parlamentit Europian të Kulturës. Jeton dhe punon në Prishtinë.”
 
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryebashkiaku Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve