Artisti Oltsen Gripshi çel ekspozitën “Koha’, si ‘krijesë’ të pavdekshme

Artisti Oltsen Gripshi çel ekspozitën “Koha’, si ‘krijesë’ të pavdekshme

Instalacioni 'Koha'

“Herë-herë, koha duket se nuk kalon, është si një dallëndyshe që bën folenë nën qepalla, del e futet, vjen e shkon, por gjithnjë nën sytë tanë.” J. Saramago.

“Koha” ky nocion abstrakt! Kush është individi përballë saj? Ne lemë gjurmët tona në kohë, e ndërkaq ajo përballet me sfidat, ndryshimet e të ardhmen që nuk na e thotë.

Instalacioni “KOHA” i artistit bashkëkohor Oltsen Gripshi,  në vetvete kërkon të përfshijë brenda saj aktivizimin me komunitetin, duke krijuar një dialog e reflektim rreth “Kohës” së shkuar, në bashkëkohësinë që jetojmë dhe thurjes së saj në të ardhmen. Artisti nëpërmjet këtij instalacioni monumental kërkon të ngërthej “Kohën” si ndjesi brenda qenies njerëzore, si përjetim i vegimeve vetmitare, si substancë molekulare që përbën kozmosin, si hapësirë pa vëllim, si hapësirë mendore shumëngjyrëshe, duke e muzealizuar atë brenda një hapësire muzeore. Natyrshëm lind pyetja a mund ta muzealizojmë kohën? A është koha materie e prekshme ku lundron gjurma njerëzore apo është thjeshtë një perceptim konceptual i artistit Gripshi? Ne jetojmë me kohën brenda apo jashtë saj pakohë? Çfarë ngjyre ka koha? Çfarë përmase ka ajo? Çfarë moshe? A ndikon koha në formësimin tonë si materie fiziologjike? Mos ndoshta koha frymon me grimcat e frymëmarrjes tonë? Të gjitha këto dilema pikëpyetje artisti i konkretizon përmes simbolikës së orës, e cila shpërfaqet si semiotikë e vetë kohës [...].

Për artistin Oltsen Gripshi koha është një “krijesë” e pavdekshme, e cila jeton in aeternum, ku nuk ka as lindje dhe as vdekje! Oltsen Gripshi përmes këtij instalacioni konceptual thellohet në hulumtimin e hartës së kohës si përmasë jetësore, ku përpos orëve ai bën bashkë retë fluturuese, si edhe fjalët; E shkuara, e tashmja, e ardhmja si kode konceptuale për të përshkruar estetikën e kohës apo kohën, si estetikë, ku shqetësimet sociale bëhen pjesë përbërëse e saj bashkë me sëndukun 100-vjeçar të trashëgimisë familjare të gjyshes së tij, i cili mbart në brendësi peshën e KOHËS si rrëfenjë e një kujtimi eremit!

Orët në këtë instalacion artistik nuk janë thjesht disa sende të varura jasht funksionit të çfarëdo stili, ngjyre, materiali dhe epoke, pra të mpira pashpirt, por ato mbartin historinë e rrugëtimit jetësor të secilit prej atyre që kanë dhuruar një të tillë, duke lënë gjurmë mbi rripin e orës me emër mbiemër. Një zgjedhje e artistit Oltsen Gripshi, që vepra të mos mbetet e shkëputur nga publiku, përkundrazi vetë publiku të bëhet pjesë përbërëse e saj me rrahjet e tik-takut ku ora mbështetet, duke mishëruar njëherazi alkiminë e ekzistencës së KOHËS.

Ekspozita instalacion organizohet nga Muzeh Lab hapësira më e re artit bashkëkohor, e promovimit të trashëgimisë kulturore, e rrahjes së mendimeve rreth librit dhe ekspozimit të objekteve të ndryshme të sjell nga vetë komuniteti në Durrës. Ky projekt u mbështet edhe nga Teatri “Aleksandër Moisiu”.

Kuruar nga:

Dr. Dorina Xheraj Subashi

(Themeluese e Muzeh Lab)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë