Artisti Osman Mula: Misionin
e artit tashmë e ka zaptuar politika

Artisti Osman Mula: Misionin<br />e artit tashmë e ka zaptuar politika
Osman Mula rrëfen vetveten në një intervistë shumëdimensionale, ashtu siç është dhe figura që ai përfaqëson. Regjisor, muzikant, krijues, instrumentist, ai shprehet për çështje që e shqetësojnë dhe në çfarë nivelesh është arti në Shqipëri.

Gjithashtu ai flet për lidhjet e tij me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen duke shprehur qarte revoltën kundrejt politikës.

“Atë mision që ka arti kundrejt transformimit dhe konceptit, tashmë e ka zaptuar politika. Çfarë arti prodhohet sot dhe mundësitë e munguara për artistët, zënë një vend të rëndësishëm në shqetësimin e tij emocional. Roli i televizionit, mungesa e sallave për spektakle dhe variete janë një realitet i hidhur. Si është e mundur artistë, populli rrojnë pa pension dhe kur ndahen nga kjo jete arkivoli del me duartrokitje nga institucioni. Një pjesë e figurave themeluese të artit dhe skenës e kanë lënë me amanet që të mos dalin nga institucionit dhe kjo është fatkeqësi”, thotë ai.

Megjithatë nuk mungojnë dhe momentet emocionuese në këtë intervistë. Piano, kitare, saks dhe këngë janë prezent në çdo moment për një atmosfere emocionuese.
Surprizë kanë qenë dhe pikturat që veshin muret e shtëpisë së tij. Tashmë Osman Mula nuk e kupton dot jetën e tij pa pikturën. Momente meditimi, kujtimesh në vite, e gjejnë gjuhen e përbashkët vetëm në telajo mbi kavalet.

Pyetjes tonë se për çfarë do ta kujtojnë njerëzit Osman Mulën, ai i përgjigjet” për humorin” i cili lidhet me Shkodrën e tij të dashur së cilës i këndon në çdo moment.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar