Maya u rrit me prindër që kanë bërë shumë tatuazhe në trupin e tyre dhe është njëkohësisht dhe vajza e një artisti shumë të njohur të tatuazheve.
Prindërit ishin klientët e saj të parë dhe ata e kanë ndihmuar vogëlushen përgjatë viteve të zhvillojë aftësitë.
Një nga tatuazhet e fillimit
Sot ajo mund të bëjë tatuazh pa ndihmën e prindërve të saj.
Mami i Maya shprehet se është e mahnitshme të shohësh se si ajo realizon tatuazhet.
“Unë dhe disa shoqe i kemi treguar gjithmonë asaj disa truke të vogla dhe është e mahnitshme të shohësh përparimin e saj.
Më vonë, ajo filloi të mësojë teknika të ndryshme dhe të përdorë gjilpëra më të mëdha.
Foto Maya me familjen
Ajo kishte nevojë për ndihmë në vitet e para, por tani në moshën nëntë vjeç, ajo bën tatuazhe krejtësisht vetë.
Tatuazhet ishin gjithnjë përreth saj dhe ajo kalon mjaft kohë në studio”, është shprehur ajo.
Mamaja e saj dëshiron ta mbajë vajzën larg nga ndjenja e presionit nga aftësitë e saj artistike dhe nuk do të dëshironte që fëmija ta konsideronte tatuazhin si zgjedhjen e vetme të jetës.
“E veçanta e Majës është majmunët, pasi ajo është e dhënë pas krijimit të modeleve të ndryshme të majmunëve në tatuazhe", ka thënë ajo.