Më 4 gusht të këtij viti Arton Zekaj u largua nga Serbia për t’u transferuar në Francë me skuadrën e Lile-s. Ai është i datëlindjes 2000 dhe në Serbi konsiderohet si një nga talentet më premtuese të Europës. Zeka luan si mesfushor mbrojtjës dhe deri më tani ka qenë pjesë e të gjithë përfaqësuesve të moshave të Serbisë, por në të ardhmen mund të bëjë një ndryshim sensacional.
Në një intervistë për gazetën “Kurir” Zekaj pohon se është në pritje të një ftese nga komëbtarja e madhe serbe, por së fundmi ai është lënë jashtë edhe nga ajo e moshave.
Është e vërtetë që kam qenë kapiten te moshat e Serbisë dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të përzgjedhësve, por nuk ka ardhur ftesa. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë. Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë. Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëj.
Arton Zekaj, futbollist
Më pas, i pyetur se kë zgjedh ai mes Serbisë dhe Kosovës 18-vjeçari është përgjigjur: “Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën.”
Kosova ska nevoje per jeniqere. Ka talente plot.
Përgjigju