Realisht ka ardhur koha e ndëshkimit, ndaj çdo firme ndertuese që fiton tenderin, nis punimet në rrugë, rrugica, akse nacionale dhe brenda qyteteve, dhe tallet me paratë tona. Ka ardhur fiks, momenti tu tregohet vendi xhambazëve, që derisa fitojnë tenderin e rrugës, ujesjellesit, apo dhe tendera të tjera në ndertimin e infrastrukturës brenda qyteteve dhe atyre nacionale, hiqen sikur “kanë staf inxhinierësh, specialistësh, makineri, pajisje etjj”. Por që në fakt rezultojnë, pa staf, pa inxhinierë, me makineri të marra borxh, madje edhe pa buxhetin e mjaftueshëm financiar, për të qenë dinjitozë në konkurrencë mes firmave të tjera.
Ajo që po ndodh me aksin rrugor Librazhd-Prrenjes, mbetet një gjë e tmerrshme, e pafalshme për ndertuesit dhe mirëmbajtësit e akseve rrugore. Një fat i madh për ata dhjetra e qindra makina dhe njerëz që udhëtojnë në atë aks, për ata qindra shoferë maunesh dhe autobuzësh, që lëvizin lindje-perendim dhe anasjelltas. Dje ka patur informacione se, firma që po nderton aksin Dragostunjë-Hotolisht, e cila mund të jetë dhe një prej shkaktareve të spostimit të masivit shkembor drejt rrugës nacionale, nuk ka marrë mundimin të dergojë mjetet e saj, të pastrojë malin që u shkëput dhe ra mbi rrugë.
Fatmirësisht nuk kishte viktima. Po ashtu ngjarje të tilla, ka patur dhe ka plot në akset rrugore, të ndertuara me paratë e tamsapaguesve tanë dhe investimet nga komuniteti nderkombetar. Atyre u besohet tenderi, u besohet investimi, dhe fakti është se puna e kryer, që kushton miliona euro, rezulton me defekte të konsiderueshme, me skarcitete, dhe pa zbatuar asnjë kriter Teknik. Ministria e Infrastrukturës, përmes levave të saj ligjorë, duhet ti thotë “NDAL” një katrahure të tillë me rrugët tona, duhet të penalizojë çdo firmed he kompani ndertimi mashtruese, e cila arrin të fitojë tenderat dhe të zhvasë paratë e teksapaguesve shqiptare, duke mos kryer punime cilësore.
Mesazhi i kryeministrit Rama se “do të ndëshkohet cilido që guxon të luajë me djersën e shqiptareve”, është paralajmerimi i fundit për ata që janë lidhur me firmat dhe kompanitë e ndertimit, që përmes mashtrimeve po pasurohen dhe zhvasin paratë tona. Eshtë momenti i ndëshkimit shembullor të çdo firme dhe kompanie ndertimi, që ka vite që luan me paratë tona.
Eshtë momenti të shkojnë para ligjit ata që përmes milionave të tenderave, janë kthyer sot në milionerë, dhe po rrezikojnë jetët tona. SPAK-u, duhet të jetë “zjarri” që duhet të “djegë” këdo, që ka patur dhe ka kurajon të zhvasë paratë tona, dhe ti kthejë rrugët nacionale dhe urbane në vende të rrezikshme për jetët e qytetareve. Koha nuk pret./Javanews
Komente












