Në Bashkinë e Krujës dhe në të gjitha njësitë administrative të kësaj Bashke janë afishuar listat e zgjedhësve, për zgjedhjet e 30 qershorit. Mësohet se lista janë afishuar pranë Pallatit të Kulturës.
Në Bashkinë Krujë do të rikandidojë për një mandat të dytë kryetari aktual i bashkisë Artur Bushi.
Edhe nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Bashkia Krujë i vetmi emër i propozuar nga baza socialiste është kryetari aktual.
Zyrtarisht pritet që emri të publikohet pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ditën e shtunë, ku do të bëhen publike 61 emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Deri më tani Bushi është i vetmi kandidat në Krujë, pasi subjekt tjetër apo kandidat i pavarur nuk është regjistruar.