Artur Gorishti:Ekspozita me piktura
moment kthese në karrierën time

Artur Gorishti:Ekspozita me piktura<br />moment kthese në karrierën time
Artur Gorishti, aktori i njohur shfaqet me një koleksion prej 72 punësh nga krijimtaria e tij “e fshehtë” 25 vjeçare. Punët e tij, piktura e grafika, peizazhe, portrete, brendi, kompozime, apo miks media janë ekspozuar të dielën në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veprat përcjellin botën e tij të brendshme në periudha të caktuara. Drejtori i GKA, Artan Shabani, tha se është kënaqësi për Galerinë “të zbulojë” këtë artist si piktor, përpara një publiku që e njeh më së shumti si aktor e kineast. “Ju e njihni si aktor, si kineast, poet, por siç do ta shihni përmes kësaj ekspozite, Artur Gorishti mund të quhet me plot gojën piktor.

Ajo që e karakterizon Arturin, është se ai vjen si një artist i fshehur, i rezervuar, i cili deri në këto vitet e fundit e ka ruajtur me  fanatizëm  produktin e tij artistik, një produkt shumë i madh në numër”,  u shpreh drejtori i GKA-së, Artan Shabani.

Ndërsa kuratori i ekspozitës Ylli Drishti tha se kjo është një krijmtari e pazbuluar më parë e Gorishtit, por që e prezantojnë atë si një artist të mirëfilltë të artit pamor. “Janë rreth 900 vepra të cilat Artur Gorishti i ruante me fanatizëm në shtëpinë e tij dhe që i ka ndarë vetëm me miqtë e ngushtë.  Edhe pse nuk ka një formim akademik në pikturë, aftwsia për të hedhur në letër, apo telajo atë çfarë përjeton një një moment të caktuar të jetës së tij, është kaq e fortë, kaq e dukshme dhe shumë ekspresive sa nuk mund të anashkalohet.”, tha kuratori Drishti. Vetë artisti Artur Gorishti e cilësoi hapjen e kësaj ekspozite si një pikë të rëndësishme të karrierës së tij, si një nga ato momente që shënojnë kthesë në karrierën artistike.
gorishti

“Ky është një moment i cili vendos një kthesë të caktuar në atë që unë e quaj karrierë të artistit. Mendoj se tek një artist kariera duhet të vijë vetë, pa pasur si qëllim të mendosh për të. Besoj se si shkak i kësaj krijimtarie unë jam sot këtu.”, tha Artur Gorishti duke shtuar se “në GKA nuk vij si një aktor që i bëhet një favor për të ekspozuar, por nga interesi i njerëzve, specialistëve kuptoj  se ata besojnë që unë jam piktor...”. Ekspozita e Artur Gorishtit do të qëndrojë e hapur deri më 9 Dhjetor 2015 në Galerinë Kombëtare të Arteve.
 
pikturat e gorishti

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024

Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024