Artur Roshi i Ballit Kombëtar del nga selia e PD pasi ka firmosur marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha. Ndërsa ka deklaruar se e ka hedhur firmën në marrëveshjen e koalicioneve ai ka kursyer emrat se ku do kandidojnë deputetët e Ballit Kombëtar.
"Sigurisht që firmën e vura, vendi jonë duket në një degradim ekonomik. Gjithë shoqëria më tej rrëshqet në një diktaturë. Balli Kombëtar kërkon ti japë tonus shpresës, e cila ka qenë e venitur herë pas here. Prania ime në koalicion për ta tonizuar shpresën. Ta rezervojmë këtë se ku dpo kandidoj, maturia është një virtyt por në politikë është tipari i virtyteve", tha ai.
Lajmi kryesor:
Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet në KQZ! Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë! Zbardhet marrëveshja mes PD dhe 12 aleatëve












