Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet në KQZ! Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë! Zbardhet marrëveshja mes PD dhe 12 aleatëve

TIRANË- Nën siglën, ‘Partia demokratike - Aleanca për ndryshim’, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka kristalizuar marrëveshjen me 12 aleatët e tij për të shkuar së bashku në një koalicion në zgjedhjet e 25 prillit. I fundit që ka firmosur pak para se marrëveshja e koalicionit të dorëzohet në KQZ ka qenë FRD, e Bamir Topit. Pas firmës së Topit të cilit iu desh të mendohej deri në minutat e fundit, Ivi Kaso i PD e ka dorëzuar marrëveshjen në KQZ.

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Surprizë ka qenë perfshirja e FRD-së së Bamir Topit i cili pas "divorcit" nga Sali Berisha rikthehet në familjen e vjetër politike. Një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët e Shpëtim Axhamit. Kurse LSI e Monika Kryemadhit, do të garojë e vetme. Megjithatë ka befasuar Nard Ndoka, i cili ka dalë nga takimi me Bashën pa firmosur, pasi sipas burimeve kreu i PDK-së nuk ka rënë dakord për pozicionimin e tij në listën e Shkodrës, dukë lënë të kuptohet se ka kërkuar të jetë më lartë në renditje. Ndoka është bindur pas disa orësh dhe e ka firmosur marrveshjen për të qenë pjesë e koaliconit opozitar.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar dokumentin e marrëveshjes ku shkruhet se PD do të jetë udhëheqëse e koaliconit opozitar. Marrëveshja nuk përmban sa kandidatë do këtë secili aleat dhe në çfarë niveli të listës. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit, në dokument shkruhet se do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Kurse numri përkatës i kandidatëve qe do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit.

Nga ana tjetër, LSI do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit por Report Tv bën me dije se LSI e PD do të kenë kandidatë të përbashkët në qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Një mënyrë e tillë, pra të dalurit me 2 lista të veçanta, sipas Bashës dhe Kryemadhit është bërë me qëllim maksimalizimin e votave për të rrëzuar qeverinë e e Edi Rama. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa  kandidatët që kanë mbështetje elektorale do ti fusë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate.

Ndërkohë që mazhoranca do të jetë e vetme, ku siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama, koalicioni i vetëm i PS-së do të jetë vetëm me qytetarët.

Koalicioni '‘Aleanca për ndryshim"
PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, Bamir Topi
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi
Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova
Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia 

Kerkesa e PD per te regjistruar koalicionin ne KQZ

 

Marreveshja e Bashes me aleatet

( Kliko këtu ) Marrëveshja e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:44
Ivi Kaso dorëzon në KQZ shkresën e regjistrimit të koalicionit

 Ivi Kaso dorëzon në KQZ shkresën e regjistrimit të koalicionit

Ora 23:43
Arrihet koalicioni i PD me 12 partitë Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë

Menjëherë me arritjen e koalicionit "Aleanca për Ndryshim" të PD me 12 aleatët e saj , kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë.

"Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!", shkruan Basha.

Ora 23:34
PD dhe FRD arrin marrëveshjen për koalicion për zgjedhjet e 25 prillt

FRD e Bamir Topin kanë arritur dakordësinë me PD dhe kanë firmosur marrëveshjen vetëm 30 minuta para përfundimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ

Ora 22:37
Duka zotohet pas marrëveshjes me Bashën: Jam i dyti në Durrës, nëse s’fitoj s’marr pjesë më kurrë në zgjedhje

Kreu i PAA Argon Duke ka reaguar pasi ka firmosur marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Aleanca për Ndryshim” me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Duka shkruan se është i dyti në listë në qarkun e Durrësut dhe nëse nuk fiton ai zotohet se nuk do të marrë pjesë kurrë më në zgjedhje.

“Fjale burrash. Me Ramën nuk bëhem kurrë. Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitoj nuk marrë pjesë kurrë në zgjedhje”, shkruan ai.

Ora 20:47
Bindet Ndoka, firmos marrëveshjen me Bashën

Pas shumë përpjekjeve kreu i PDK Nard Ndoka është bindur dhe sapo ka firmosur marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të shkuar në zgjedhje së bashku.

Ora 20:32
Sali Shehu i FRD mbyll takimin me Bashën: S'kemi firmosur do konsultohem me kryesinë! Besoj do kemi lajme të mira

Sali Shehu i FRD ka përfunduar takimin në selinë blu, ndërsa tha se ende nuk ka firmosur pasi do të konsultohet më kryesinë. Ai shprehet se do të ketë konsultime të tjera.

 "Po tha do shkoj ta konsultoj me kryesinë dhe pastaj të shohim. Por besoj do kemi lajme të mira. Kemi kërkuar përfaqësimin tonë për fitoren plebishitare", tha Shehu

Ora 19:45
Në pritje të firmosjes së marrëveshjes, Sali Shehu nga FRD vjen në selinë blu

Sali Shehu nga Fryma e Re Demokratike sapo ka mbërritur në selinë blu për tu takuar me Lulzim Bashën, në pritje të firmosje së marrëveshjes. Nëse FRD bie dakord për koalicion, atëherë kjo i jep fund 'divorcit" disa vjeçar të Bamir Topi me PD-në

Ora 19:45
Largohen nga selia blu Duka e Mediu

Vetëm pak minuta ka zgjatur takimi i dytë në selinë blu mes Agron Dukës dhe Fatmir Mediut që zhvilluan me Lulzim Bashën. Duka dhe Mediu u shfaqën në selinë blu pas takimit me Nard Ndokën, i cili nuk ka pranuar ende të firmos marrëvehsjen, pasi mendohet se është i pakënaqur për pozicionimin e tij në listë në qytetin e Shkodrës.

Ora 19:42
Nard Ndoka mban 'peng' marrëveshjen, Duka dhe Mediu tentojnë ta bindin, pas takimit rikthehen në selinë e PD te Basha

 

Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i PR, kanë tentuar të “bindin” kreun e PDK Nard Ndoka pasi ky i fundit po vonon finalizimin e marrëveshjes mes Bashës dhe aleatëve për të shkuar bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Pas takimit me Ndokën, Mediu dhe Duka janë rikthyer në selinë e PD për të takuar Bashën.

Ora 19:03
Roshi firmos marrëveshjen me Bashën! ‘Kursen’ zonat ku do kandidojnë deputetët e partisë së tij: Shpresë kundër degradimit ekonomik

Artur Roshi i Ballit Kombëtar del nga selia e PD pasi ka firmosur marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha. Ndërsa ka deklaruar se e ka hedhur firmën në marrëveshjen e koalicioneve ai ka kursyer emrat se ku do kandidojnë deputetët e Ballit Kombëtar.

"Sigurisht që firmën e vura, vendi jonë duket në një degradim ekonomik. Gjithë shoqëria më tej rrëshqet në një diktaturë. Balli Kombëtar kërkon ti japë tonus shpresës, e cila ka qenë e venitur herë pas here. Prania ime në koalicion për ta tonizuar shpresën. Ta rezervojmë këtë se ku dpo kandidoj, maturia është një virtyt por në politikë është tipari i virtyteve", tha ai.

Ora 18:43
Befason Nard Ndoka, nuk firmos marrëveshjen me Bashën, shkak pozicionimi i tij në listë! Në pritje nëse PDK do futet në koalicion apo do dalë më vetë në zgjedhje

Takimi i Nard Ndokës i PDK-së me kreun e PD, Lulzim Basha sot në selinë blu ka zgajtur më shumë se çdo takim tjetër rreth një orë dhe sipas burimeve të Report Tv ai ende nuk ka pranuar ta firmosë marrëveshjen me Bashën. Sipas burimeve të Report Tv pozicionimi i kryetarit të PDK-së Nard Ndoka në listën përfundimtare për deputet duket se nuk ka qenë pika që ai dhe Basha nuk kanë rëndë dakord.  Ndoka mendohet se ka kërkuar një pozicion më të lartë në renditjen që i ka bërë kryedemokrati dhe përtej diskutimeve të gjata duket se ende nuk kanë gjetur një marrëveshje, pasi  Ndoka është larguar nga PD pa e firmosur atë.

Ndard Ndoka dhe Lulzim Basha kanë rënë më herë dakord për të qenë në koalicion dhe të kandidonte në Shkodër, por duket se nuk kanë folur për renditjen në listë, gjë që ka bërë që sot, në ditën e fundit të afatit për regjistrimin e koalicionit, Ndoka të largohet dhe të mos ketë ende një vendim zyrtar për të se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

Emri i partisë së Nard Ndokës ishte në dokumentin e koalicionit "PD-Aleanca për ndryshimi", dokument që tregonte formën e marrëveshjes por ende i pa firmosur nga aleatët, ndërsa nuk dihet nëse kreu i PDK-së do të rikthehet për ta firmosur apo do të dalë i vetëm në zgjedhje. Afati i përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicionit në KQZ është deri në 12 të natës, që pritet të dorëzohet nga Ivi Kaso.

Ora 18:42
Në orët e fundit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, mbërrin në selinë e PD Artur Roshi

Mbërrin në selinë e PD Artur Roshi kreu i Ballit Kombëtar, për të firmosur marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha, pak orë para përfundimit të afatit të dorëzimit të koalicioneve në KQZ.

Ora 17:36
LSI garon e vetme! Kandidatë të përbashkët me PD në Kukës dhe Dibër me logon e demokratëve

Edhe pse LSI nuk është bashkuar në koalicionin që PD ka krijuar me 13 aleatët e saj me emrin "Aleanca për Ndryshim", duket se kalkulimet  e tyre për të fituar mandate dhe për të mos lejuar asnjë humbje vote kanë bërë që LSI dhe PD të vendosin të dalin me kandidatë të përbashkët në dy qarqe, atë të Kukësit dhe Dibrës, të njohura i bastione të demokratëve.

Burime për Report tv bëjnë me dije se LSI do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin me përjashtim të dy qarqeve Kukës dhe Dibër. Një parti që garon e vetme nuk i lejohet të vendosë kandidatë në koalicione por nga ana tjetër ka detyrimin të ketë kandidatë në çdo zonë zgjedhore. Për të respektuar kodin zgjedhor LSI do të ketë lista të saj në Dibër dhe Kukës me emra pa potencial për t'u zgjedhur ndërsa  kandidatët që kanë mbështetje elektorale do ti fusë në listën e koalicionit të PD për të marrë mandate. Pra në këto dy qarqe logo e LSI nuk do të jetë, por do të jetë ajo e PD.

KQZ pritet të marrë vendim nëse i lejohet që LSI të dalë me kandidatë të përbashkët me PD në këto dy qarqe në një kohë që nuk është pjesë e koalicionit.

Ora 17:17
Pjesë e koalicionit të Bashës, kush është Mustafa Lici që dikur i drejtonte gishtin Voltana Ademit! I pari që sfidoi OFL-në, refuzoi të deklarojë pasurinë e të birit (VIDEO)

Partia Demokratik ka finalizuar ditën e sotme krijimin e koalicionit opozitar, të cilin e ka pagëzuar me emrin 'Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim'.

Ndër partitë surprizë që do të jenë në koalicion me PD-në është edhe Partia e Mendimit të Djathtë Liberal, e cila drejtohet nga Mustafa Lici, një emër ky i dëgjuar në rrethin e demokratëve të Shkodrës, ish-anëtar i këshilltar në bashki.

Madje Mustafa Lici është përplasur ashpër edhe me kryebashkiaken e PD-së Voltana Ademin, të cilën e kërcënoi me tone kërcënuese gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak duke i drejtuar gishtin në fytyrë.

 "Ti kërkon me u prish me ne? Me ne kërkon me na bo dhunë? Të jesh më e kujdesshme me ne, kush je ti?...Dhunon këshilltarët...Jo ti po zoti nuk ma ndalon fjalën mua. Edhe ki kujdes me Mustafa Licin"- i drejtohej Mustafa Lisi kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi gjatë një mbledhje të shtatorit të vitit 2017.

1614183588_lici.jpg

Po ashtu emri i tij u lakua sërish, pasi Mustafa Lici, doli publikisht dhe foli në emër të djalit të tij, i cili është në kërkim nga policia, Ibrahim Licit, se refuzon që t'i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit për të vetëdeklaruar pasurinë.

Sipas Mustafa Licit, djali i tij, Ibrahim Lici nuk është subjekt i OFL-së, me argumentin se ai nuk është person në hetim.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali, sipas policisë së Shkodrës.

Ora 16:14
Publikohet dokumenti i marrëveshjes, zbardhen partitë në koalicion me Bashën! Udhëheq PD, dorëzohet në KQZ nga Kaso

Gazetarja e Report Tv Danjela Maloku ka zbardhur dokumentin e marrëveshjes së firmosur për koalicionin mes kreut të PD Lulzim Basha me aleatëve të tij, për të dalë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.

Siç specifikohet edhe në dokument, PD do të jetë udhëheqëse e koaliconit opozitar ndërsa për dorëzimin e marrëveshjes në KQZ është autorizuar Ivi Kaso. 

Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit, në dokumentin e marrëveshjes theksohet se do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve qe do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhézimit nr. I dt. 23.12.2020 te KQZ.

( Kliko këtu ) Marrëveshja e plotë

MARRËVESHJA PËR KRIJIMIN E KOALICIONIT dhe LISTA E ALETËVE:

“PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PER NDRYSHIM”

Sot më datë 23.02.2021, ne, partitë politike të mëposhtme:  

Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.

Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë. 

Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.

Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj

VENDOSËM QË:

1. Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.

2. Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”

3. Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: PD - AN”   

    Sigla e Koalicionit është PD

    Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.

4. Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

5. Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:

  1. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
  2. Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
  3. Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.

6. Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen   nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ.

7. Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.

8. Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.

Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:

PARTIA DEMOKRATIKE

Kryetari

Lulzim BASHA

..........................

PARTIA REPUBLIKANE

Kryetari

Fatmir MEDIU

..........................

PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET

Kryetari, Shpëtim IDRIZI
..........................

PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Kryetari

Dashamir SHEHI

..........................

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT

Kryetari

Vangjel DULE

..........................

PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE

Kryetari

Agron DUKA
..........................

PARTIA DEMOKRISTIANE

Kryetari

Nard Ndoka

..........................

PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE

Kryetari Bamir TOPI 

...........................

PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT

Kryetari

Arian STAROVA

..........................

PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Kryetari

Artur ROSHI

..........................

PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT

Kryetari

Ylber VALTERI

..........................

PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL

Kryetari

Mustafa LICI

..........................

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Kryetari

Shpëtim Axhami

..........................

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE

Kryetari

Dhimitër Muslia

Ora 15:57
Afati i dorëzimit të koalicioneve drejt fundit, Ndoka largohet nga selia blu

Kreu i PDK Nard Ndoka pas takimit të zhvilluar  me kreun e PD Lulzim Basha për të dalë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa jemi drejt fundit të dorëzimit të koalicioneve.

Ora 14:36
Idrizi arrin marrëveshjen me Bashën: Do i afrojmë 40-50 mijë vota! Aleanca kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë çdo pushtet (VIDEO)

Pas takimit në selinë blu, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se do i afrojë koalicionit opozitar 40-50 mijë vota.

“Kjo nuk është aleancë kundër PS-së, por një aleancë kundër një njeriu të vetëm që tenton të kapë të gjitha pushtetet dhe kërkon të jetë sulltan në Shqipëri. Ne kemi nevojë që t’i japë shqiptarëve një zgjedhje tjetër. Kjo aleancë është kundër një njeriu të vetëm që përdor zhargon, tenton që të fyejë patriotët e tij ndërkohë që është një servil në raport me ndërkombëtarët. Është njeriu që hoqi çështjen çame nga synimi i qeverisë. PDIU do i afrojë aleancës 40-50 mijë vota” – tha Idrizi.

Ora 14:00
Idrizi në selinë blu, shoqërohet nga Mesila Doda

Pas aleatëve të tjerë, ka mbërritur në selinë blu kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ai shoqërohet nga ish-deputetja, Mesila Doda.

Ora 13:08
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu mbërrin të firmosë marrëveshjen e koalicionit me PD-në

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu ka mbërritur në selinë blu, për të firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ora 13:03
LSI dhe PD me kandidatë të përbashkët në qarqet e Dibrës dhe të Kukësit

1607945345_pdlsi.jpg

Burime për Report TV, bëjnë me dije se pavarësisht se PD dhe LSI do të dalin me lista të veçanta, në 2 qarqe Dibër dhe Kukës, emrat e LSI-së do të përfshihen në listën e koalicionit 'Shqipëria Fiton', për të rritur numrin e votave. Mësohet se LSI do të vendosë në listat e PD-së emra shumë të rëndësishëm të kësaj partie në mënyrë që të arrijë maksimalizimin e votave të majta në këtë qark.

Ora 12:35
Pas Mediut dhe Dukës, mbërrin në selinë blu edhe Vangjel Dule për të firmosur marrëveshjen e koalicionit

Pas Fatmir Mediut dhe Agron Dukës, në selinë blu ka mbërritur edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Duke.

Dule ka arritur një marrëveshje me PD-në për të dalë së bashku në zgjedhjet e 25 prillit, dhe pritet që të firmosë për koalicionin e përbashkët opozitar.

Ora 12:09
Mediu arrin marrëveshje me Bashën, bashkë në lista në zgjedhjet e 25 prillit (VIDEO)

Mediu arrin marrëveshje me Bashën, bashkë në lista në zgjedhjet e 25 prillit.

“Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë cdo parti dhe cdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e part5ive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Marrëveshja i jep PD, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike”, tha Mediu.

Ora 12:01
Firmoset sot marrëveshja për koalicionet, Duka mbërrin në selinë e PD

Pas Fatmir Mediu, ka mbërritur në selinë blu edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka. Ai ka arritur një marrëveshje me PD-në për të dalë së bashku në 25 prill. Marrëveshja konsiston për sigurimin në një vend të sigurt në lista për qarkun e Durrësit. 

Ora 11:37
I fundit për t'u bindur, Fatmir Mediu mbërrin i pari për të firmosur marrëveshjen e koalicionit! Surprizë në listë edhe FRD-ja e Bamir Topit

1614162953_Screenshot2.jpg

Megjithëse ishte një ndër aleatët e fundit që arriti marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, për zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka mbërritur i pari në sëlinë e blu për të të firmosur marrëveshjen e koalicionit. 

Mësohet se opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”, një emërtim i njëjtë me sloganin e saj për këtë fushatë. Surpizë e koalicionit të PD-së, është se në listë do të jetë edhe Fryma e Re Demokratike e themeluar nga ish-presidenti Bamir Topi.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentos: 25/02/2021 04:54

    Cmenduria e radhes PBDNJ dhe PDIU se bashku.

    Përgjigju
  • Iris: 25/02/2021 03:27

    Shume dhe per lume! 13 jo vetem eshte numer ters, por eshte shume per nje kuvend aq te vogel sa ai i Shqiperise.S.d.q.ky koalicion gjigand kunder PS, per dreq, me kujtoi luften 6 ditore kur Izraeli,i mundi i vetem te gjithe koalicionin e Vendeve Arabe qe e sulmuan.Duket qe z.Rama ka per te qene <<Izraeli>> i 25 Prillit!!!!

    Përgjigju
  • Emigrant: 25/02/2021 02:09

    O luluq. Sa te jete bota yi nuk fiton. Je felliqesira me e ndyre mbas sales edhe ilir kok qypitj

    Përgjigju
  • vlora: 25/02/2021 01:40

    Te lumte Luli ti me keto parti mer 90 deputet se 40 i mer Mona.Dash na gjej nonje plenc e ca raki mare te djegur dy here per ate dite.Do festoj dhe qeni kallajnxhiut

    Përgjigju
  • beni: 25/02/2021 01:00

    Koalicini per ndryshim me te njejt analfabeta qe jan ne parlament nga rrezimi i komunizmit. Hajde opozite hajde...gjenerata e re duhet te deshmoje qe nuk jan me dele si prinderit e dale nga komunizmi.

    Përgjigju
  • meri: 25/02/2021 00:45

    Aleanca " Na bashkon Ideali"

    Përgjigju
  • vera: 24/02/2021 23:57

    Shikoni videon se c'fare ben lici ne keshillin bashkiak te shkodres....

    Përgjigju
  • BENI: 24/02/2021 23:55

    PARTI te mbushura me kriminele te tipit lici,,,,qe kane terrorizuar shkodren me vrasje,,,,ne konflikt me fisin tjeter te bajrave,,,,keta duhet te ishin te gjithe ne burg ,,,por e djathta fallse dhe jo e vertete i ben aleate...e djathta e vertete eshte partia e ballit kombetar ,,dhe legaliteti...

    Përgjigju
  • ymeri: 24/02/2021 23:52

    PARTICKA ME 100 ANETARE,,,deri tek b...et e edit nuk vini dot ju mor plehra...

    Përgjigju
  • xoni: 24/02/2021 21:30

    Bomir Topi bone cbone nji mut hongre.... Prap u ktheve te ata qe skane lon gjo pa te thone... U bone B....

    Përgjigju
  • Populli: 24/02/2021 21:23

    Po pse ndot emrin me mediun , duken dhe ndoken o lumadh. Ata as voten e familjes nuk kam. Lere me monen dhe liken qe u nxive fare

    Përgjigju
  • Pelioni: 24/02/2021 21:01

    Kualicioni i vdekjes me bekimin e Saliut u pagëzua sot nga Lul basha.kualicini i veprave të "mëdha". Kualicioni i sudes ,97,98,21 janarit,Gërdecit,klanit të Zemunit,like floririt,çështjes çame me çiftin idrizi-dule,shkurt muhabetit kualicioni i vrasjeve,vjedhjeve,tradhëtisë kombtare,e të tjera e të tjera,turli sade mish patate.

    Përgjigju
  • sali: 24/02/2021 20:55

    Tani u sigurua fitorja,Kualicion karavidhesh,Njeres nje njeri parti pa asnje anetare,njerez matrapaze qe skane fituar asnje vote me siglen e partise te tyre.

    Përgjigju
  • A...Zh: 24/02/2021 20:31

    Ky lloje kompozimi nuk gjendet askund ne planet! Jane bere bashke horrat, batakcinjet, hajdutet, vrasesit, trafikantet, tradhetaret, spiunet e dreqit e te birit! Te mendosh vetem nje fraksion sekonde qe keta mund te vijne ne pushtet, te neveritet cdo gje.

    Përgjigju
  • 1234: 24/02/2021 20:22

    Sali Shehu sigurims!po mbushet parlamenti i ardhshem me sigurimsa.

    Përgjigju
  • Teli: 24/02/2021 19:08

    Po ci ke keta mo lul. Keta skane elektorat Te peshkuan dhe i fute. Haha. Tollumin do hash bashk me keta. Negociata me nard ndoken. Hahahaha turp i turpit

    Përgjigju
  • kanuni: 24/02/2021 18:43

    ky lici ne nje vidjo thot qe esht ne gjak me kanun esht i mbyllur.kaq i pa trembur te jete sa te dali e te beje fushate? hajde mere vesht.deri dje shante e kercenonte ademin e luljetes ...tani esht ne koalicion

    Përgjigju
  • Tirona: 24/02/2021 18:05

    Ecni perpara PD se noc rokun keni per tfitu me kta parazite dhe mashtrusa qe keni afru, sa tragjike eshte po dhe aq komike kur shef buze me buze Dulen dhe Idrizin, ose mund te jete nje loje e PS dhe PD per ti shkateruar keto parti pa elektoriat , se LSI dihet mbas 25 Prillit do te jete e shkaterruar.

    Përgjigju
  • Aleanca,droge,flori,vjedhje: 24/02/2021 18:05

    Po turren si tufa e ujqerve te uritur ne debore. U jane firuar zhvajtjet, presin me sy nga qielli 25 prillin, asgje nuk fitojne, do fitojne shqiptaret duke i futur ne burg ne rresht per nje.

    Përgjigju
  • SHkencëtar Rexhep Bule Leka: 24/02/2021 17:53

    Si është katandis partia anti Shqiptare pd wc. Shikoni o Shqiptar me kë bën koualicjon me llumin e llumit të shoqëris. Imagjinoni ta mari drejtimin e Shqipris kjo parti antikombëtare partia wc pd. Kjo e shkrin Shqiprin e çkombtarizon e shet e djeg. O Zot mbroje Shqiprin nga kto lloi kriminelësh.

    Përgjigju
    • Tirona: 24/02/2021 18:20

      Pershendetje mundesit kampion te viteve 1970-80 , pa na thuaj o Xhep, a tka dhone nai dekorate Presidenti yne i deshtuar.

  • TTT: 24/02/2021 17:52

    Kush e rruan per keto ngordhesira

    Përgjigju
  • Haha: 24/02/2021 17:41

    Koalicioni me i felliqur bashke qelbesira, pace e pilaf, greke, came bandite, trafikante, vrases, lesh arapi e prit hajer nga llumi

    Përgjigju
  • O tej: 24/02/2021 17:30

    O mblodh ceta e banditeve ne SHQUP... pika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona