Artur Zheji 'shet' foton e David
Cameron si një skandal në Shqipëri

Artur Zheji 'shet' foton e David<br />Cameron si një skandal në Shqipëri
Gazetari Artur Zheji publikoi dje në faqen e tij web 360grade.al një foto si pjesë e regjistrimeve nga një video-skandali i supozuar seksual ku është i përfshirë një ministër shqiptar.

Foto që më pas u shpërnda dhe në shumë blogje dhe portale të tjera si imazhi i parë nga video erotike që deri tani mbetet një supozim pasi realisht nuk ka asnjë frame apo sekuencë të publikuar.  Ndërsa gazetari Zhei deklaroi ditën e djeshme në emisionin "Opinion" se ai kishte parë dhe poseidonte sekuenca nga videoskandali i supozuar, madje dhe se i kishte publikuar ato por fotoja e vërtetë e publikuar nga Artur Zheji dhe e përdorur për të shpërndarë "video-skandalin" është marrë nga tabloidi britanik “The Sun” në një reportazh që ka bërë në 17 mars 2015 për kryeministrin anglez David Cameron. 

Kësaj foto ku shfaqet zyra e Cameron i është hequr  logo e  “The Sun”. Fotoja e përfolur si sekuenca nga video është vënë në qendër të vëmendjes pothuajse nga të gjithë përdoruesit e rrjetit pas publikimit edhe në dhjetëra portale të tjera, por kjo foto është një mashtrim.  

360grade
(Faqja e Zhejit)

foto reale
foto reale
foto reale
(Fotot e verteta të reportazhit të 'The Sun' për kryeministrin anglez David Cameron)

cameron
the sun
Kryeministri Cameron në reportazhin e The Sun

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit