TIRANË - Aksidentet rrugore me teknologjinë e sotme të shpejtësisë janë bërë gati të pa shmangshme. Në to përfshihen jo vetëm të rritur, por edhe fëmijë. Jo të gjitha aksidentet përfundojnë në mënyrë tragjike, por edhe të shpëtuarit mbas aksidentit ndodhen në gjëndje shoku, aq më tepër fëmijët. Policia rrugore është ajo që mbërrin e para në një aksident. Për të ndihmuar fëmijët në shokun e parë pas aksidentit, policia holandeze në çdo makinë policie ka një arushë te vogël lodër "Teddy Bear" për çdo rast, ku në aksidente përfshihen edhe fëmijë te vegjël. /a.ke/