Arvanitasi Spiridon Luisi fituesi
i maratonës së parë olimpike

Arvanitasi Spiridon Luisi fituesi<br />i maratonës së parë olimpike
Një arvanitas ka bërë histori në lojërat e para moderne olimpike. Spiridon Luisi i lindur në vitin 1873 dhe i larguar nga jeta në vitin 1940, bënte punën e ujëshitësit në Athinë. 

Askush nuk e priste që një ditë të bukur të mbetej në historinë botërore si fitues i maratonës së parë olimpike të vitit 1896.
 
Më 6 Prill të 1896-s, pas plot 1496 vjetësh ndalese, rifilluan lojërat Olimpike në Athinë. Në vitin e lashtë 393 me urdhër të perandorit romak Teodozio, dyert e stadiumeve olimpike u mbyllën përgjithmonë.
 
Ndërsa në shekullin e 19-të ishte Europa  ajo që kishte nisur rigjallërimin e kulturës së lashtë greke dhe për nder të lojërave të Greqisë së lashtë organizimi i parë iu la Athinës. Kampioni i parë i Lojërave Olimpike ishte studenti amerikan Xhejms Konolli në trehapësh.

Hedhja e diskut, sporti që simbolizonte lashtësinë greke, u fitua nga amerikani Robert Garret. Kjo u përjetua si një ofendim kombëtar nga grekët, por krenarinë e lënduar do t’ua kthente shqiptari Spiridon Luisi që fitoi maratonën.
 
Grekët krenohen edhe sot e kësaj dite me të, por pas fitores e lanë 30 vjet në hije në fshatin e tij të lindjes. Fama e Spiridonit u rikthye vetëm në vitin në vitin 1936.
 
Olimpiada e radhës në Berlin rastisi të kishte 40-vjetorin. Ishte e natyrshme që fituesi i Olimpiadës së parë në Greqi Spiridon Luisi të ftohej për të udhëhequr parakalimin e ekipit olimpik grek.
 
Në ceremoninë e rastit, ai u prit nga Adolf  Hitleri, të cilit i dorëzoi degën e ullirit nga kodrat e Olimpias.
 
Dihet që Hitleri kurrë s’e meritoi këtë degë ulliri që vinte nga Olimpi i lashtë grek.

1


1

2
(Në foto kampioni arvanitas i 1896-ës, dalë në Berlin, 1936)

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie