TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar dje në mesditë një takim me Presidentin Bujar Nishani. Pas bisedës asnjë nga palët nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi temat e diskutuara në selinë e kreut të shtetit shqiptar, duke i qëndruar larg vëmendjes së medias.
Gjithsesi mësohet se përplasjet e fundit mes kreut të shtetit mbi emërimet në Gjykatën e Lartë si dhe në reformën në Drejtësi kanë qenë nga temat e diskutimit. Ndërkohë që biseda vjen në një pikë të nxehtë të debatit mes presidentit Nishani dhe përfaqësuesve të mazhorancës.
Vetë Nishani në deklaratat e fundit ka theksuar se Rama kërkon të rrëmbejë të gjithë pushtetet. Po ashtu kreu i shtetit ka shprehur dhe pakënaqësinë përsa i përket reformave në ushtri.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com