TIRANE- Ambasadori i ri i SHBA-së Donald Lu po vjen në Shqipëri. Aleksandër Arvizu ka publikuar një foto në facebook ku ai po darkon me diplomatin Donald Lu, i cili është edhe ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Darka në Washington tregon se largimi i Arvizusë nga Shqipëria është çështje ditësh.
Darka do të ketë shërbyer si mundësi për t'i përcjellë pasardhësit të tij situatën politiko-ekonomike në Shqipëri, por dhe këshillat si të sillet me krerët e politikës shqiptare duke u mbështetur tek eksperienca e tij në Shqipëri.
(Foto: Postimi i Ambasadës Amerikanë në Facebook, Arvizu dhe Donald Lu darkojnë së bashku)
KUSH ESHTE DONALD LU
Presidenti i SHBA-së Barack Obama firmosi më 26 korrik 2013 emërimin e ambasadorit të ri në Shqipëri por përplasjet në senatin amerikan mes senatorëve republikanë dhe atyre demokratë sollën dhe vonesa në votimin e kandidaturës së diplomatit duke shtyrë me muaj edhe largimin e Arvizuse nga Shqipëria.
Donald Lu është një diplomat karriere dhe në korrik 2013 mbante postin e Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë. Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.
Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent i Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.
Ndër funksione të tjera diplomatike përfshihet: Asistent i Posaçëm i Ambasadorit në Misionin Diplomatik amerikan në Nju Delhi; Zyrtar i Konsullatës amerikane në Tbilisi të Gjeorgjisë; Zyrtar Politik në Konsullatën amerikane në Peshavar të Pakistanit.
Zoti Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

#PICTUREOFTHEDAY Ambassador Arvizu: Greetings from frigid #Washington! Can anyone guess who my dinner companion is? pic.twitter.com/4NtzYiwwop
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 7, 2014