Alexander Arvizu, ish-Ambasadori amerikan në Tiranë në periudhën 2010-2015, paraardhësi i Donald Lu nuk do të jetë më pjesë e DASH, si ndihmës i dytë i Sekretariatit të Shtetit për Sigurinë dhe drogën në Departamentin Amerikan të Shtetit
 
Lajmi është bërë me dije nga bashkëshortja e tij Anne Florence Cunningham e cila në një postim në rrjetin social Facebook me fjalë prekëse shkruan për largimin e bashkëshortit nga  DASH ku punonte në Shërbimin e Jashtëm.

Në një farë mënyrë ajo denoncon  për mënyrën e huaj sesi po përcillet Arvizu  duke u shprehur se Alex sic ajo i drejtohet tashmë do të merret me gjëra të tjera.

Postimi i Anne, bashkëshortes së Arvizu:
Nesër është dita e fundit e Alex-it në Shërbimin e Jashtëm. Amerika po lejon që Departamenti i Shtetit të kolapsojë dhe që ekspertiza e tij të avullojë, dhe ka ardhur koha që ai të merret me gjëra të tjera.

As Drejtori i Përgjithshëm nuk do të jetë aty për t’i thënë ‘mirupafshim’  dhe shtrënguar dorën. Flamuri i Alex-it do të vijë me postë. Vite më parë, për herë të parë e pashë Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në aksion në Ambasadën tonë në Phnom Penh. U impresionova.

Të kthjellët, inteligjentë dhe kreativë-ekipi punonte pa orare dhe kalendarnë çështje që të thyenin zemrën: prostituimi i fëmijëve; trakimi i objekve  me vlerë dhe drogës; korrupsionit të shtrirë dhe sigurinë e amerikanëve në një vend të paqëndrueshëm.

Dhe Alex-i ishte më i miri i të mirëve. Ai e dinte se ishte një nder i madh të punonte për qytetarët e Shteteve të Bashkuara. Jam shumë krenare për të dhe karrierën e tij. Në darkat zyrtare në Kamboxhia, Mbreti eksentrik do t’i këndonte audiencave të tij diplomatike vëmendjengërthyera, dhe gjithmonë e mbyllte programin e tij të gjatë me këngën e vjetër “Sayonara.” Sot, nuk mund të imagjinoj një mënyrë më ‘të huaj’ për ta përcjellë Alex-in nga Departamenti i Shtet.


postimi arvisu



















































Komenti i gruas së Arvizu

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com