SHBA - Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu është takuar në Washington D.C me paraardhësin e tij, John Withers.

Takimi i tyre është publikuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri në faqen e saj në Facebook.

Dy diplomatët amerikanë kanë biseduar me njëri-tjetrin për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, duke qenë se të dy kanë eksperiencën e tyre në vendin tonë.

"Ambasadori Alexander A. Arvizu në Washington D.C. duke biseduar mbi zhvillimet e fundit me një mik të vjetër – dikush që nuk ka nevojë për prezantim për shqiptarët", shkruan Ambasada Amerikane në faqen e saj në Facebook.

John Withers ka qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në vitet 2007-2010. Ai u zëvendësua nga ambasadori aktual amerikan, Alexander Arvizu.


ambasada amerikane fb
(Foto: Arvizu dhe Withers; postimi i Ambasadës Amerikane në Facebook)



(v.gj/shqiptarja.com)