Arvizu: Dialog politik, kujdes
ofendimet e mungesën e etikës

Arvizu: Dialog politik, kujdes<br />ofendimet e mungesën e etikës
TIRANE- Më shumë se një vit përpara zgjedhjeve dhe në prag të ndarjes se re territoriale, pushteti vendor thuajse inaktiv për ministrit Blendi Çuçi, s’ofron as shërbime dhe as investime. “Të dhënat tregojnë se në vitin 2013 gati të gjitha të ardhurat e siguruara nga taksat vendore në nivel kombëtar, shkuan për paga e shpenzime personeli, duke mos kthyer mbrapsht asnjë shërbim apo investim publik", tha Çuçi. Nga 385 komuna, vetëm 0.2% arrijnë të mbahen nga taksat e të ardhurave vendore, pjesa më e madhe e tyre mbahen nga paratë e shtetit.

25 mln USD në vit paguajnë taksapaguesit shqiptarë për rroga të punonjësve të komunave dhe bashkive. Ky konkluzion ka bëre që Qeveria shqiptare, paralelisht me reformën territoriale, të nisë hartimin e stretegjisë së decentralizimit, 15 vjet pas strategjisë së fundit e të vetme që është bërë. Me mbështetjen e USAID, strategjia që do preke ndryshimin e disa ligjeve për funksionimin e pushtetit vendor, do përfundojë bashkë me ndarjen e re të territorit në qershor. Duke e cilësuar çast të volitshëm për reforma ambasadori amerikan Aleksander Arvizu deklaroi se Qeveria e tij, që ka vënë në dispozicion para e asistence teknike, mbështet kryerjen e këtyre reformave në afat.

Arvizu tha se nxit të gjithë për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm. “Ne kemi nevojë për dialog konstruktiv. Nëse unë do qëndroja përpara jush dhe do t'ju ofendoja ose do t'ju vendosja lloj-lloj etiketimesh për ju apo familjen tuaj mund të ishte zbavitëse për disa, por në të vërtetë s’do ndihmonte në mbarevajtjen e punes”, tha Arvizu. Ai kërkoi që reforma territoriale e decentralizimi të shihen si prioritet kombëtar.

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5