Arvizu: Duhet reformë në drejtësi
për besueshmëri te biznesi

Arvizu: Duhet reformë në drejtësi<br />për besueshmëri te biznesi
TIRANE- Oborri i Ambasadës Amerike në Tiranë ngjante të hënën me një treg fruta perimesh. Tranguj, domate, speca e pjepra rrethonin të ftuarit e Ambasadorit Arvizu gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes mes USAID dhe bankave shqiptare me qëllim nxitjen e kredive bujqësore.

Gjatë fjalës së tij ambasadori amerikan theksoi se lehtësimi i kushteve të kredidhënies në bujqësi është shumë i rëndësishëm pasi agrikultura është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë në vend dhe reduktimin e borxhit.

“Agrikultura është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë. Duhet reformë në drejtësi për një klimë besueshmërie te biznesi”- nënvizoi ambasadori.
Por pavarësisht nga kjo, sipas ambasadorit Arvizu kredidhënia te fermerët shihet si e rrezikshme, prandaj dhe ka pësuar rënie. Për të ndryshuar këtë tendencë, sipas tij, nevojitet një reformë në drejtësi që të krijojë një klimë besimi te bizneset.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave shqiptare i kërkuan USAID-it, që operon në Shqipëri nga viti 1992, që të marrë përsipër trajnimin dhe këshillimin e fermerëve, ndërsa bankat do të pranojnë rrezikun e kreditimit.
(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë