TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh shqetësimin se “është rritur dhuna në familje”. Ai nënvizon se “kjo dhunë duhet adresuar pasi sipas tij ka aspekt kriminal”.

“Jepni fund dhunës ndaj gruas” nënvizoi ambasadori I SHBA –së në seminarin “mbi ndihmën e dëshmitarëve në sistemin e drejtësisë penale” të zhvilluar sot pradite  në Akademinë e Policisë në Tiranë. Të pranishëm në takim ishte dhe ministri Brendshëm Bujar Nishani.

“Publikimi i dhunës në familje duhet adresuar në mënyrë që familjet që po vuajnë prej saj të marrin ndihmën e duhur” ka theksuar Arvizu.

Nga ana e tij ministri i Brendshëm Bujar Nishani deklaroi se duhen politika penale më të ashpra sa i përket dhunës në familje. Ministri Nishani theksoi se një politikë më e ashpër do të rrisë përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet në krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat.