TIRANE- Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arivu zhvilloi sot paradite një takim me Damian Gjiknurin, e zgjedhur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për postin e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë. Takimi nisi në orën 11: 00 minuta.
Takimi i zhvilluar në selinë e PS-së, zgjati rreth 60 minuta.
Pas përfundimit të takimit, si Arvizu dhe Gjiknuri u treguan të rezervuar në lidhje me bisedën që u zhvillua mes tyre por nënvizuan bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Qeverisë së re.
“Vazhdojmë konsultimet me njerëzit që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Mbetemi të vendosur të ndihmojmë dhe të asistojmë me çdo formë qeverinë e re”- tha Arvizu.
”Ishte një takim i frytshëm. Shtruam disa piketa dhe shfaqëm vizionin dhe problematikën në sektor. Besojmë në mbështetjen e SHBA-së”- tha Gjiknuri.
Arvizu nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë ndihme mund të japë Shqipëria në konfliktin e Sirisë.
Ky nuk është takimi i parë i ambasadorit amerikan me drejtues të qeverisë së re. Pak ditë më parë ai takoi edhe dy ministra të tjerë të zgjedhur nga PS-ja, Saimir Tahirin për ministrinë e Brendshme dhe Mimi Kodhelin për ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, ai ka zhvilluar një takim edhe në LSI, me ministrin e ardhshëm të drejtësisë, Nasip Naço.

(Në foto, Ambasadori Arvizu dhe Ministri i ardhshëm i Energjitikës Damian Gjiknuri)

Redaksia online
(s.g/arsh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com