TIRANË - Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Alexander Arvizu i dorëzoi sot Federatës Shqiptare të Rafting çmimin e Kampionëve Vepro Tani! për muajin qershor.
Federata Shqiptare e Rafting është një organizatë jo-qeveritare e themeluar nga të rinj të apasionuar pas rafting, të cilët kërkojnë jo vetëm të kultivojnë më shumë interesin e tyre në këtë sport, por edhe të ruajnë lumenjtë dhe rezervat ujore në Shqipëri.
Përtej biznesit të zakonshëm që ofron udhëtime rafting me guidë përgjatë lumit të Osumit, federata është e angazhuar në mënyrë aktive edhe në programe mësimore si edhe mbështet çështjen e mbrojtjes së lumenjve dhe ekosistemeve detare të Shqipërisë.
Nëpërmjet bashkëpunimit me shkollat në Berat dhe zonat përreth, federata ka kombinuar aktivitetet jashtë mësimore sportive me aktivizmin për mjedisin: ndërsa mësojnë si të bëjnë rafting, nxënësit mësojnë se si të mbajnë një ekosistem të shëndetshëm.
Së bashku me mbi 300 studentë federata ka organizuar edhe pastrime të lumenjve, ku disa studentë ecnin përgjatë bregut dhe të tjerët duke bërë raftin, për të mbledhur dhe hequr si duhet mbeturinat./ATSH/
/Shqiptarja.com