Arvizu "mbetet" në Tiranë, SHBA 
'bllokon' ambasadorët në Senat

Arvizu 'bllokon' ambasadorët në Senat">
Edhe pse mandati i ambasadorit amerikan në Shqipëri Alekandër Arvizu ka më shumë se një vit që ka përfunduar, fundi i këtij viti mund ta gjejë atë ende në Tiranë.
 
Kjo pas bllokimit që republikanët i bënë në mbedhjen e së Premtes, emërimit të ambasadorëve amerikanë në botë, ku përfshihet dhe Donald Lu që do të vijë në Tiranën zyrtare në vend të kryedilomatit Arvizu.
 
I vetmi që mori konfirmimin e senatit ishte Xhon Teft, ambasadori i SHBA në Moskë, post i cili ishte vakant prej 5 muajsh.
 
Kanë qënë republikanët që bllokuan miratimin e ambasadorëve të propozuar nga presidenti Barack Obama, përveç Teft. Bëhet fjalë për një hakmarrje nga ana e republikanëve ndaj rregullave të reja të vendosura nëntorin e kaluar që i heqin të drejtën opozitës për të penguar emërimin e funksionarëve të gjykatës, që nuk kanë mbështetjen e së paku 60 senatorëve.
 
Që pas miratimit të këtyre dispozitave, senatorët republikanë kanë nisur të pengojnë në mënyrë masive emërimin e ambasadorëve të propozuar nga presidenti.
 
Kështu, ndërkohë që mandati i ambasadorit Arvizu në Tiranë ishte drejt fundit, Obama caktoi në vend të tij Donald Lu. Por, me shumë gjasa Arvizu do të qëndrojë në Tiranë edhe për disa muaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni