TIRANE -Ligji për mbikqyrjen parlamentare të Institucioneve të shërbimit të Inteligjencës solli sot në komisionin e Sigurisë Ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu.
Vetë ambasadori dhe kryetari i komisionit të Sigurisë, Leonard Demi dhe nënkryetari i këtij komisioni Ilir Gjoni vlerësuan si shumë konstruktiv këtë takim i cili u zhvillua me dyer të mbyllura për 60 minuta.
“Dua t’ju shpreh falenderimin për ftesën. Zhvilluam një diskutim shumë konstruktiv, fokusi i saj ishte roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe sigurisë së vendit. Folëm për parimet bazë, meqë SHBA e Shqipëria janë anëtarë të NATO-s. Mes shumë parimeve që diskutuam ishin tri më të rëndësishmet që nënvizuam. E para është se çdo anëtar i NATO-s duhet të ndërmarrë angazhimet për një sistem demokratik funksional në bazë të ekonomisë së tregut. Angazhimi për marrëdhënie të mira për vendet fqinje, dhe parimi i tretë mbikëqyrja civile mbi aktivitetet ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare.”- tha Arvizu për gazetarët pas takimit.
“Dialog i kahershëm, që ne kemi dhe do ta vazhdojmë me përkrahjen e SHBA-së. Javës që vjen do nisim të diskutojmë ligjin për mbikqyrjen parlamentare të institucioneve të Shërbimit të Inteligjencës”- e quajti kryetari i komisionit të Sigurisë, Leonard Demi.
Edhe nënkryetari i këtij komisioni, socialisti Ilir Gjoni vlerësoi ndihmën që SHBA i ka dhënë Kuvendit dhe Komisionit të Sigurisë përmes ekspertimeve si rasti i mbikqyrjes së institucioneve të shërbimeve inteligjente. Sipas Gjonit ambasada e SHBA-së është në të njëjtën linjë me socialistët për “Forcimin e nevojës së rolit të mbikëqyrjes parlamentare të këtyre institucioneve”- tha Gjoni.
Takimi u zhvillua në fazën e diskutimit të projektligjit për mbikëqyrjen parlamentare të Institucioneve të shërbimit të Inteligjencës i cili javën e ardhshme do të nisë diskutimi në parlament. Për këtë pr/ligj është ofruar ekspertiza e SHBA.
(ah/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com