TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka postuar një mesazh personal në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve në rrjetin social “Facebook”. Arvizu vlerëson pjesëmarrjen masive në zgjedhjeve duke thënë se po ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare.
“Stafi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe unë personalisht do donim që të shprehnim admirimin dhe respektin tonë ndaj qytetarëve të Shqipërisë, për pjesëmarrjen e tyre aktive në zgjedhjet parlamentare.
Ju ecët drejt një epoke të re në historinë moderne të politikës shqiptare dhe bëtë që zërat tuaj të dëgjoheshin kumbueshëm”, thotë kreu i ambasadës amerikane.
Më tej, ai vlerëson dhe punën e madhe që kanë bërë gjithë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit apo dhe të grupeve të numërimit për punën që kanë bërë gjatë zgjedhjeve. “Përveç votuesve, doja që të vlerësoja kontributin e rëndësishëm që dhanë ata burra dhe gra që përbënin Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Skuadrat e Numërimit të Votave.
Ambasada Amerikane u angazhua masivisht për të vëzhguar këto zgjedhje (ne kishim 68 vëzhgues, përfshirë dhe kolegët tanë nga Prishtina, Shkupi dhe Podgorica, si dhe personel shtesë Amerikan, të cilët ishin pjesë e skuadrave të OSBE/ODIHR) dhe na la shumë përshtypje përkushtimi që pamë të pasqyruar në netët e gjata dhe ditët e lodhshme të punës që u krye nga këta Shqiptarë.
Falënderime personale dhe urime të përzemërta për të gjithë ju!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. Po gjatë ditës së djehme, Arvizu së bashkë me ambasadorin e OSBE, Eugen Uollfarth janë takuar me kryeministrin në ikje Sali Berisha.
Mësohet se në fokus të bisedimeve mendohet të kenë qenë rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe progresi i vendit gjatë kesaj periudhe. Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të kryeministrit, Berisha e falënderoi ambasadorin Uollfarth për bashkëpunimin dhe iu uroi atij sukses të plotë në detyrat e mëtejshme. Diplomatet i zhvillojnë këto takime në përfundim të misionit të tyre në Shqipëri.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com